SHBA-Serbi, marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 22:34

SHBA-Serbi, marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë në Serbi.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një njoftim se “kjo marrëveshje do t’i zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane për të investuar në sektorin e energjisë në Serbi, përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do ta forcojnë partneritetit strategjik SHBA-Serbi”.

Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën nga nënsekretari i Shteteve të Bashkuara për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedisi, Jose Fernandez, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç.

Fernandez tha se “aftësia jonë për të punuar në energjinë e pastër, si dhe mundësia që kompanitë amerikane të investojnë në teknologjitë nga ajo fushë në Serbi, është diçka që ne e vlerësojmë shumë”.

Ai shtoi se SHBA-të është e lumtur që bashkëpunimi me Serbinë në fushën e energjisë së gjelbër do të vazhdojë.

“Ndryshimi i klimës është sfida e kohës sonë. Por, është gjithashtu një mundësi për të investuar në energjinë e së ardhmes dhe hapi i parë u hodh sot,” shtoi Fernandez.

Gjuriq tha se marrëveshja do ta lehtësojë kalimin në energji të gjelbër në Serbi dhe do të ofrojë qasje më të mirë në energji të pastër.

“Kjo marrëveshje do të rezultojë në furnizim më të besueshëm dhe afatgjatë. Nga kjo do të përfitojnë qytetarët dhe kompanitë energjetike serbe dhe amerikane,” shtoi Gjuriç.

Shefi i diplomacisë serbe tha se nënshkrimi i marrëveshjes dërgon një mesazh të fortë për përkushtimin e Serbisë për përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme me SHBA-në.

“Vetë fjala ‘strategjik’ flet për faktin se tani jemi një hap më afër një partneriteti strategjik dhe marrëdhënieve strategjike, të mira, cilësore dhe afatgjata me SHBA-në”, përfundoi Gjuriç.

Gjuriq tha se në dy dekadat e ardhshme, Serbia do të rrisë konsumin e saj të energjisë elektrike katërfish dhe se ka nevojë për një partneritet me industritë, kompanitë dhe vendet që kanë rritur me sukses kapacitetin e tyre prodhues në dekadat e kaluara./REL

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 22:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?