Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska kujtoi mësimdhënësit se deri në fund të këtij viti nuk pritet të ketë rritje të pagave për punonjësit në arsim. Siç tha Janevska, kjo ndodhë për shkak të borxheve të shumta që Ministria e Arsimit ka trashëguar nga Qeveria e kaluar. Ajo theksoi se buxheti njëvjeçar i ministrisë është shpenzuar për gjysmë viti madje duke rrezikuar edhe pagat e mësimdhënësve.
“Unë nuk dua që pagat e tyre të rriten me 3 për qind, unë dua që pagat e tyre të rriten me 30 për qind që nesër nëse kjo do të ishte e mundur. Mirëpo, ajo që kemi trashëguar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës është një buxhet njëvjeçar që është shpenzuar në gjysmë viti, paga të pasigurta për mësuesit, për profesorët, u përballa me një vrimë të madhe, bursa të papaguara, ndihma financiare për student të papaguara, tekste dhe lëndë të pasiguruara prej disa vitesh, transport të papaguar”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit. /alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
22 Gusht, 2024 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.