Spanja dhe Palestina do të mbajnë samitin e parë dypalësh para fundit të vitit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 19:59

Spanja dhe Palestina do të mbajnë samitin e parë dypalësh para fundit të vitit

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez njoftoi se para fundit të vitit do të mbajnë samitin e parë dypalësh me shtetin e Palestinës të cilin e njohën zyrtarisht në muajin maj, transmeton Anadolu.

Pas pushimit veror, Sanchez mbajti një fjalim në Institutin Cervantes në Madrid në lidhje me prioritetet e qeverisë së tij në periudhën e ardhshme politike.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin e Gazës duke mbështetur Agjencinë e OKB-së për Ndihmën e Refugjatëve Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), duke vazhduar ushtrimin e presionit ndaj kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe duke forcuar lidhjet tona me shtetin palestinez”, tha Sanchez.

Duke kujtuar se Spanja e njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës më 28 maj, Sanchez tha: “Do të doja të njoftoja nga këtu se samitin e parë dypalësh midis shteteve të Spanjës dhe Palestinës do ta mbajmë para fundit të vitit. Do të jetë një samit ku presim të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme mes Spanjës dhe Palestinës”.

Ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz në deklaratën në llogarinë e tij në mediat sociale më 2 shtator iu drejtua kryeministrit spanjoll Sanchez dhe i kërkoi atij të “hedhi hap prapa në njohjen e Palestinës”.

Kryeministri spanjoll Sanchez, duke njoftuar se do të mbahet një samit dypalësh me shtetin e Palestinës i ka dhënë përgjigje edhe ministrit të Jashtëm izraelit.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?