Sylvinho me “dhimbje koke”, shtohet lista e lojtarëve të dëmtuar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Shkurt, 2025 15:58

Sylvinho me “dhimbje koke”, shtohet lista e lojtarëve të dëmtuar

Ngarkesa e madhe e ndeshjeve në këtë fazë të sezonit, ka bërë që shumë futbollistë të Kombëtares sonë të përfundojnë në infermieri. I fundit është Mirlind Daku. Sulmuesi i kombëtares u detyrua të dilte nga fusha në minutat e fundit të ndeshjes përgatitore që Rubini e luajti në Antalia ndaj ekipit nga Azerbajxhani, Nefçi Baku. Lojtari ka ndryshuar kaviljen, dhe se shkalla e dëmtimit do të mësohet pas vizitave mjekësore.

Për Sylvinhon shqetësimet më të mëdha janë në mbrojtje. Ardjan Ismajli u dëmtua në duelin ndaj Juventusit dhe mungoi më pas në fundjavë ndaj Milanit. Gjendja e tij do të shihet në ditët në vijim.

Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj janë të dëmtuar. Mbrojtësi i djathtë i Lacio u dëmtua në takimin kundër Cagliari-t. Klubi njoftoi se atij do t’i duhen të paktën 4 javë që të mund të rikuperohet plotësisht, por faza mund të shkojë deri në 45 ditë.

Edhe lojtari Al-Itihad ka një shqetësim në muskujt e poshtëm të barkut. Klubi saudit njoftoi se lojtari ka nisur fazën e rikuperimit, por nuk ka një datë fikse për kthimin në fushë. Një tjetër futbollist kuqezi, që po vazhdon fazën e shërimit është edhe sulmuesi Armando Broja.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në kualifikueset e Botërorit 2026 më 21 Mars kundër Anglisë në stadiumin “Wembly”, ndërkohë që ditë më pas pret Andorrën në Tiranë.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Shkurt, 2025 15:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?