Takimi Zekolli – Shaqiri me Çelikaja: Forcimi dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 20:28

Takimi Zekolli – Shaqiri me Çelikaja: Forcimi dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve

Zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli Shaqiri, sot zhvilloi një takim me zëvendësambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, z. Muhamed Çelikaja.

Zëvendësministrja informoi për ciklin e fuqishëm të investimeve në infrastrukturë, me një fokus të veçantë në projektet e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Gjithashtu, në takim u diskutua për lidhjen e mirë me Republikën e Turqisë në fushën e aviacionit dhe në fushën e transportit rrugor ndërkombëtar ndërmjet dy vendeve.

“Shoqëria ndërmjet dy vendeve është në një nivel të shkëlqyer dhe padyshim kështu duhet të vazhdojë në të gjitha fushat që janë me interes të ndërsjellë. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera në aviacion ku, sipas rendit të fluturimeve për vitin 2024, transportuesi ajror turk Turkish Airlines operon 7 herë në javë (çdo ditë të javës) në relacionin: Stamboll – Shkup dhe Shkup – Stamboll. Në pjesën e transportit rrugor, përkatësisht në transportin e mallrave, për vitin 2024 janë shkëmbyer: – 1300 leje për dhe nga vendet e treta dhe – 3150 leje për hyrjen e kamionëve bosh gjatë transportit dypalësh të mallrave. Në pjesën e transportit të udhëtarëve janë vendosur 8 (tetë) linja autobusi për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, për të cilat transportuesit posedojnë leje të vlefshme dhe njëkohësisht po zhvillohet procedura për dhënien e lejes për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve për dy relacione,” theksoi zëvendësministrja Zekoli-Shaqiri.

Gjatë takimit, zëvendësministrja Zekolli-Shaqiri falënderoi për mbështetjen e fuqishme të Republikës së Turqisë.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 20:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?