Talenti gjerman do të bëhet më i paguari në Bundesligë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 20:11

Talenti gjerman do të bëhet më i paguari në Bundesligë

Xhamal Musiala është një nga talentët më të mëdhenj në botë dhe te Bayerni e dinë mirë këtë gjë. Drejtuesit e Bajernit prej kohësh janë në bisedime me agjentët e futbollistit për një kontratë të re, pasi aktualja i skadon në verën e vitit 2026.

Top klubet evropiane përfshirë Barcelonën, Real Madridin, Man. Sitin e Man. Junajted janë vënë pas gjermanit dhe bordi i Bajernit ka marrë një vendim të ri.

Musiala do të blindohet me kontratë të re deri në vitin 2030 dhe do të jetë lojtari më i paguar në klub. Edhe pse shuma ende nuk është caktuar, mediat gjermane raportojnë se gjermani do të paguhet më shumë se sulmuesi Hari Kejn që fiton 25 milionë euro bruto në sezon.

21-vjeçari ka pesë vite që është pjesë e Bajern Munihut, kur iu bashkua në vitin 2019 nga Akademia e Çellsit. Ai këtë sezon në 10 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. 

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 20:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?