Taravari paralajmëron: Do të punësohen 1800 mjek të ri

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Tetor, 2024 09:42

Taravari paralajmëron: Do të punësohen 1800 mjek të ri

Ministri i Shëndetësisë, dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emisionin Win Win në Televizionin Telma ku ka folur qartë për funksionin e tij si ministër i Shëndetësisë. 

Ai ka bërë të qartë, se problemet dhe degjenerimi i sistemit të shëndetësisë është problem mjaftë serioz. Prandaj, Taravari thekson se me kujdes jep deklarata vetëm për punët që mund të bëhen vitin  që vjen e jo për periudha afatgjata. 

“Ka ndodhur revolucion në shëndetësi që nga pavarësia e vendit nuk ka pasur kaq shumë punësime në të njëjtën kohë. Po përgatisë punësime për 1.800 të punësuar të rinj staf mjekësor. Prej të cilëve 600 specializantë, kjo pra është njëra prej formave si mund të parandalohet edhe ikja e mjekëve jashtë vendit”, tha Taravari. 

Taravari mes tjerash tha se do të isha njeriu më i lumtur që deri në fund të vitit të ardhshëm arrijnë të hedhin lopatën e parë në themelet e Qendrës së re Klinike. 

“Do të ishte mrekulli që deri në fund të vitit që vjen të arrijmë të vendosim gurthemelet e Qendrës së re Klinike në Shkup, por duhet ta kemi parasysh që nëse fillojmë nesër do të na duhen 7-8 vite që ajo të jetë funksionale për përdorim, prandaj po preferoj që të flas vetëm për projekte konkrete dhe që do të realizohen tani për tani, në mënyrë që sistemi shëndetësorë të hyjë në binar”, përfundoi Taravari.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Tetor, 2024 09:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?