Taravari: Sonte do të jetë një natë e gjatë për ne shqiptarët, sytë nga Haga

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shtator, 2026 21:49

Taravari: Sonte do të jetë një natë e gjatë për ne shqiptarët, sytë nga Haga

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar në prag të shpalljes së aktgjykimit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

“Son­te do të jetë një natë e gjatë për ne shqiptarët, të gjithë me sytë nga Haga po numërojmë minutat derisa nesër në mëngjes Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të lirohen nga çdo akuzë e Festa e Lirisë të mbulojë çdo cep të trojeve shqiptare”, ka shkruar Taravari.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar për të mërkurën, 16 shtator, në orën 10:00, shpalljen e aktgjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet edhe online.

Katër ish-krerët e UÇK-së përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndërsa gjatë procesit ata kanë mohuar akuzat ndaj tyre. Procesi gjyqësor nisi në prill të vitit 2023, ndërsa deklaratat përmbyllëse u zhvilluan në shkurt të vitit 2026.

Aktgjykimi i 16 shtatorit do të përcaktojë vendimin e Trupit Gjykues lidhur me akuzat në këtë proces. Gazeta Flaka

15

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shtator, 2026 21:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
15

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut