Ten Hag paralajmëron: Manchester United rrezikon rënien nga Premier League

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Nëntor, 2026 19:04

Ten Hag paralajmëron: Manchester United rrezikon rënien nga Premier League

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka paralajmëruar se rënia e klubit nga Premier League nuk mund të përjashtohet këtë sezon.

Në një intervistë për ESPN, holandezi u pyet nëse United mund të përfundojë në kategorinë e dytë dhe u përgjigj se kjo është plotësisht e mundur, duke theksuar nivelin e lartë të konkurrencës në kampionatin anglez.

“Është sigurisht e mundur, sepse të gjitha skuadrat janë të forta, kanë trajnerë të mirë dhe lojtarë cilësorë. Nëse përfundon në anën e gabuar dhe futesh në një rreth vicioz, situata mund të bëhet shumë, shumë e vështirë”, deklaroi Ten Hag.

Situata e Manchester Unitedit është alarmante. Pas nëntë ndeshjeve, skuadra renditet në vendin e 17-të me vetëm shtatë pikë, po aq sa Crystal Palace, që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria.

United gjithashtu nuk ka regjistruar fitore në nëntë ndeshjet e fundit, duke kaluar një nga periudhat më të vështira në historinë e klubit.

Flaka

10

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Nëntor, 2026 19:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut