Tension mes Barcelonës dhe Frenkie de Jong, marrëdhënia është dëmtuar pas Botërorit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2026 20:09

Tension mes Barcelonës dhe Frenkie de Jong, marrëdhënia është dëmtuar pas Botërorit

Barcelona dhe Frenkie de Jong raportohet se kanë kaluar një periudhë të vështirë pas dëmtimit që mesfushori holandez pësoi gjatë angazhimeve me kombëtaren.

Sipas Catalunya Ràdio, marrëdhënia mes klubit katalanas dhe lojtarit është dëmtuar që nga Kupa e Botës, pasi drejtuesit e Barcelonës janë të pakënaqur me mënyrën se si ndodhi dëmtimi dhe mënyrën e menaxhimit të situatës nga lojtari dhe stafi i kombëtares së Holandës.

Klubi katalanas dyshohet se ka pasur shqetësime për komunikimin dhe trajtimin e rikuperimit të De Jongut, duke krijuar një situatë tensioni mes dy palëve.

Megjithatë, mesfushori holandez mbetet një lojtar i rëndësishëm për Barcelonën dhe deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një ndarje të mundshme. E ardhmja e tij në “Camp Nou” mund të varet nga zhvillimet e ardhshme dhe marrëdhënia me drejtuesit e klubit.

Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2026 20:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?