Trajneri i Brighton & Hove Albion, Fabian Hürzeler, ka sqaruar komentet e tij pas ndeshjes ndaj Arsenal, të cilat shkaktuan shumë diskutime në mediat sportive.
Hürzeler bëri të ditur se ka kontaktuar me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta, përmes një mesazhi, duke theksuar respektin e madh që ka për të dhe për mënyrën se si luan skuadra londineze.
“Unë do të jem i pari që do ta uroj Arsenalin nëse fitojnë Premier League. Nëse e fitojnë titullin, atëherë me siguri do ta kenë merituar”, deklaroi trajneri i Brighton.
Ai shtoi se komentet e tij pas ndeshjes ishin bërë në një moment emocional, gjë që sipas tij krijoi shumë reagime dhe zhurmë në opinion.
“Ka pasur disa gjëra që më bënë emocional dhe unë jam një person që i qëndroj parimeve të mia. Por komentet e mia nuk ishin personale kundër Artetës apo stafit të Arsenalit”, u shpreh Hürzeler.
Trajneri gjerman theksoi gjithashtu se e admiron mënyrën e lojës së Arsenalit dhe se i pëlqen shumë ta shohë skuadrën londineze në fushë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Mars, 2026 20:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.