Trajneri i Lille këshillon Edon Zhegrovën se ku duhet të përmirësohet

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Dhjetor, 2024 23:35

Trajneri i Lille këshillon Edon Zhegrovën se ku duhet të përmirësohet

Edon Zhegrova është në nga lojtarët kryesor te Lille këtë sezon dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajner i tij Bruno Genesio, duke shtuar se ka ende mundësi që ylli i Kosovës të përmirësohet.

Zhegrova është në mesin e lojtarëve që vlerësohen shumë te Lille për sukseset këtë vit, ndërsa ai në edicionin aktual ka zhvilluar 19 ndeshje, ku ka shënuar tetë gola ndërsa i ka edhe dy asistime.

Ai mungoi në ndeshjen e fundit në udhëtim te Montpellieri, ku skuadra tij mori një barazim (2-2).

“Ai është lojtar i talentuar, i cili është në gjendje ta bëj dallimin në çdo periudhë të ndeshjes. Kam marrëdhënie të mirë me të dhe ai mendon se mund të përmirësohet në vazhdimësinë e ndeshjeve të mira. Ai duhet që të jetë i mirë në çdo ndeshje dhe mendon se mund të përmirësohet në këtë aspekt”, ka thënë fillimisht Genesio për mediumin Europe 1.

Zhegrova ka shënuar ndaj skuadrave si Fenerbahçe, Slavia Praga, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain, Strasbourgu e Rennes, ndërsa ka asistuar ndaj Juventusit e Le Havres.

Një gol e ka shënuar edhe me Kosovën në Ligën e Kombeve, atë ndaj Lituanisë.

“Ai është faktor sepse është në gjendje të shënojë gola të jashtëzakonshëm, ashtu siç ka bërë në kupat evropiane, sidomos në ato të playoffit. Është i dashur për të gjithë dhe është integruar shumë mirë te skuadra e Lille”, nënvizoi Genesio.

Në sezonin e shkuar, Zhegrova kishte 12-të gola të shënuar, derisa dhuroi edhe 10 asistime te Lille.

44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Dhjetor, 2024 23:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?