Trent pas fitores ndaj City: “Është ëndërr të luash për Real Madrid”
Pas fitores së madhe të Real Madrid ndaj Manchester City në UEFA Champions League, mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold foli për performancën e skuadrës dhe për përshtatjen e tij në klubin madrilen.
Ai theksoi se shumë njerëz prisnin që Real Madrid të pësonte humbje të rëndë në këtë përballje, por skuadra reagoi në mënyrën më të mirë në fushë.
“Shumë njerëz prisnin që ne të pësonim një humbje të thellë sonte,” u shpreh Alexander-Arnold pas ndeshjes.
Anglezi foli edhe për fillimin e tij te Real Madrid, duke pranuar se pati disa vështirësi për shkak të lëndimeve, por tani ndihet shumë mirë në ekip.
“Fillimi im te Real Madrid? Pata disa lëndime, por që kur e gjeta formën fizike, po e shijoj shumë këtu dhe e kam dashur këtë klub që nga minuta e parë. Është një ëndërr e bërë realitet. Po përpiqem të përshtatem sa më mirë që mundem,” deklaroi ai.
Në fund, Alexander-Arnold vlerësoi edhe mesfushorin uruguaian Federico Valverde, duke e cilësuar atë si një nga lojtarët më të nënvlerësuar në futbollin botëror.
“Sipas mendimit tim, Valverde është lojtari më i nënvlerësuar në botë,” përfundoi ai.
Flaka
















