Udhëheqësit arabë refuzojnë planin e Trump për Gazën

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2025 22:10 Përditësuar

Udhëheqësit arabë refuzojnë planin e Trump për Gazën

Udhëheqësit arabë miratuan njëzëri një plan 5-vjeçar për rindërtimin e Rripit të Gazës pasi lufta të ketë përfunduar, duke kundërshtuar planin e Trump për të shpopulluar territorin dhe rizhvillimin e tij si një destinacion turistik.

Plani prej 53 miliardë dollarësh, i miratuar nga liderët arabë në një samit në Kajro, do të lejonte afërsisht 2 milionë palestinezët e Gazës të mbeten në territorin e tyre.

“Ne mirëpresim çdo propozim apo ide nga komuniteti ndërkombëtar për të siguruar suksesin e këtij plani, i cili duhet të zbatohet krah për krah me një plan më të madh për paqen”, tha Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi.

Presidenti egjitptian shtoi se plani synon një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të drejtë të çështjes palestineze, i jep fund shkaqeve rrënjësore të konfliktit izraelito-palestinez, garanton sigurinë dhe stabilitetin e popujve të rajonit dhe krijon shtetin palestinez duke shprehur dëshirën e tij për të bashkëpunuar me Trump, vendet e tjera arabe dhe komunitetin ndërkombëtar.

“Plani i Egjiptit është tani një plan arab”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe Ahmed Aboul Gheit. Pa iu referuar konkretisht ideve të Presidentit Trump, ai nënvizoi se “qëndrimi arab është të refuzojë çdo zhvendosje, qoftë ajo vullnetare apo e detyruar”.

Egjipti kishte prodhuar një plan të detajuar, me një dokument prej 91 faqesh, duke përfshirë imazhe të ndërtesave në Gaza, për të kundërshtuar një skemë të SHBA-së të etiketuar si “Riviera e Lindjes së Mesme” që tronditi botën arabe dhe më gjerë.

Plani i Egjiptit i quajtur gjithashtu Plani Arab, parashikon rindërtimin e Gazës deri në vitin 2030 pa hequr popullsinë e saj. Faza e parë do të përfshinte pastrimin e më shumë se 50 milionë ton mbeturinave të mbetura nga ofensivat ushtarake të Izraelit, si dhe fillimin e pastrimit të bombave të pashpërthyera.

Ai parashikon ndërtimin e banesave dhe zonave urbane, kërkon gjithashtu hapjen e një aeroporti, një porti peshkimi dhe një porti tregtar.

Plani, të cilin Hamasi e mirëpriti, u refuzua nga Izraeli. Oren Marmorstein, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, tha se plani egjiptian “dështon në adresimin e realiteteve të situatës”, duke ripohuar mbështetjen e Izraelit për ‘planin e Trump’ për të zhvendosur popullsinë e Gazës diku tjetër.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë, në reagimin e saj fillestar, tha se mirëpriti kontributin e vendeve arabe, por këmbënguli se Hamasi nuk mund të qëndronte në pushtet në territor.

“Ndërsa Presidenti i qëndron vizionit të tij të guximshëm për Gazën e pasluftës, ai mirëpret kontributin e partnerëve tanë arabë në rajon por kjo çështje të kalojë në krizë të mëtejshme”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Brian Hughes.

Në planin e miratuar nga arabët, Hamasi do t’ia dorëzonte pushtetin një administrate të përkohshme të pavarurve politikë derisa një Autoritet Palestinez i reformuar të marrë kontrollin.

Muajin e kaluar, plani i Trump i cili u kundërshtua fuqishëm nga palestinezët, kombet arabe dhe ekspertët e të drejtave të njeriut, të cilët pretendonin se ndoshta do të ishte kundër ligjit ndërkombëtar, u miratua nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

  • E ardhmja e Lewandowskit në pikëpyetje

    E ardhmja e Lewandowskit në pikëpyetje

    E ardhmja e sulmuesit polak Robert Lewandowski te FC Barcelona është vënë sërish në pikëpyetje, pasi nga Italia raportohen zhvillime konkrete për interesimin e Juventus FC. Sipas mediave spanjolle, përfshirë

  • Real Madrid mund të ndalojë shitjen e Asencios

    Real Madrid mund të ndalojë shitjen e Asencios

    Real Madridi po rishikon planet për të ardhmen e mbrojtësit Raúl Asencio, pasi situata e tij brenda skuadrës mund të ndryshojë pas lëndimit të Éder Militão. Sipas raportimeve të Diario

  • Si ndikon dieta në shëndetin e lëkurës

    Si ndikon dieta në shëndetin e lëkurës

    Ushqimi që konsumojmë mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e lëkurës, duke ndihmuar në mbrojtjen ndaj plakjes së parakohshme, djegieve nga dielli dhe madje edhe rrezikut për kancer

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2025 22:10 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?