UEFA vazhdon bojkotin ndaj garave të FIFA-s, përplasja mes dy institucioneve thellohet

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Gusht, 2026 19:40

UEFA vazhdon bojkotin ndaj garave të FIFA-s, përplasja mes dy institucioneve thellohet

Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s vazhdon, pasi institucioni drejtues i futbollit evropian ka konfirmuar se do të vazhdojë bojkotin ndaj garave të organizuara nga FIFA.

Sipas raportimeve për “talkSPORT”, takimi i FIFA-s në Rabat, ku presidenti Gianni Infantino mori mbështetje nga disa figura të larta drejtuese të organizatës, nuk ka ndryshuar qëndrimin e UEFA-s.

Konfederata evropiane ka bërë të ditur se kushtet e vendosura për rikthimin në garat e FIFA-s nuk janë përmbushur. UEFA kërkon tërheqjen e propozimeve për ndryshime të mëdha në organizimin dhe shitjen e kompeticioneve kryesore, si dhe garanci që struktura e futbollit të mos ndryshohet në këtë mënyrë në të ardhmen.

Gjithashtu, UEFA ka theksuar se ka humbur besimin te presidenca e Gianni Infantinos dhe se ky qëndrim mbetet ende në fuqi.

Përplasja mes dy institucioneve më të mëdha të futbollit botëror pritet të sjellë zhvillime të reja në ditët në vijim, ndërsa marrëdhëniet mes UEFA-s dhe FIFA-s mbeten të tensionuara.

Flaka

480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Gusht, 2026 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?