UEJL sfidon UKIM-in: Diferencë e vogël pavarësisht burimeve shumë më të ulëta

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2026 14:30

UEJL sfidon UKIM-in: Diferencë e vogël pavarësisht burimeve shumë më të ulëta

Ish-rektori i Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Abdulmenaf Bexheti, ka reaguar pas publikimit të rangimit global QS World University Rankings, duke theksuar se universiteti vazhdon të dëshmojë qëndrueshmëri dhe progres të vazhdueshëm.

“Sot u shpall edhe rangimi i universiteteve në shkallë globale: QS World University Ranking dhe UEJL edhe një herë konfirmon qëndrueshmërinë dhe vazhdimsinë e zhvillimit,” ka shkruar Bexheti, përcjell Gazeta Flaka.

Sipas tij, në nivel të Maqedonia e Veriut, UEJL ndan vendin e dytë me Universiteti “Goce Delçev” në pozitën 165, pavarësisht se është disa herë më i vogël për nga stafi dhe njësitë akademike.

“Bile, me ‘konkurentin’ (UGD) që ndan vendin e dytë, performon dy deri tre herë më mirë, krahasuar me produktivitetin për frymë,” thekson ai, duke dhënë disa tregues konkretë:

  • “UEJL citime për publikim 2,9 kurse UGD 1,6”
  • “UEJL publikime për staf 13,9 kurse UGD 4…”

Bexheti krahason gjithashtu UEJL me Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, duke theksuar: “UKIM, me staf 20 herë më shumë dhe buxhet publik rreth 40 herë më shumë se UEJL, na prin me vetëm 40 vende.”

Ai shton se renditja vijon me Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit”, i cili është rreth 30 vende më poshtë (195), ndërsa vë në pah afërsinë me Universiteti i Tiranës dhe pozicionimin më të lartë krahasuar me Universiteti i Prishtinës.

“Aty ku faktet flasin edhe engjujt heshtin! Urime gjithë stafit, studentëve dhe menaxhmentit nën drejtimin e Rektorit Ibraimi. Ecim më tej!”, përfundon Bexheti. Gazeta Flaka

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2026 14:30
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë