Urdhri i Putin, ushtria ruse do të bëhet e dyta më e madhe në botë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:59

Urdhri i Putin, ushtria ruse do të bëhet e dyta më e madhe në botë

Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë ruse të zgjerohet me 180,000 trupa, sipas një deklarate nga Kremlini. Kjo do të thotë se ushtria do të përbëhet nga 1.5 milionë ushtarakë aktivë, duke u bërë i dyti në përmasa vetëm pas ushtrisë kineze, shkruan Sky News.

Një rritje e tillë do të thotë gjithashtu se Rusia do të kalojë Shtetet e Bashkuara dhe Indinë, sipas të dhënave ngaInstituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

“Kjo është për shkak të numrit të kërcënimeve që ekzistojnë për vendin tonë përgjatë perimetrit të kufijve tanë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Kjo është shkaktuar nga mjedisi jashtëzakonisht armiqësor në kufijtë tanë perëndimorë dhe paqëndrueshmëria në kufijtë tanë lindorë. Kjo kërkon që të merren masat e duhura”, shtoi ai.

Kjo është hera e tretë që Vladimir Putin zgjeron ushtrinë ruse që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?