Ursula Von Der Leyen emëron drejtuesit e rinj të Komisionit Europian

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:55

Ursula Von Der Leyen emëron drejtuesit e rinj të Komisionit Europian

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen emëroi gra në postet më të larta të institucionit ekzekutiv të BE-së, pavarësisht ngurimit të vendeve anëtare të bllokut për të pranuar kërkesën e saj për barazi gjinore. 6 nga 8 prej pozicioneve më të larta të Komisionit Europian do të udhëhiqen nga gratë.

“Kam punuar me vendet anëtare dhe arritëm të përmirësojmë përfaqësimin duke e çuar në 40 për qind gra dhe 60 për qind burra. Megjithatë, kjo tregon se pavarësisht nga sa kemi arritur, ka ende punë për të bërë”, tha zonja Von Der Leyen në një konferencë për shtypin.

Krerët e qeverive kishin rënë me herët dakord për pozicionin e saj si udhëheqëse të BE-së dhe të ish kryeministres së Estonisë Kaja Kallas, si shefe e politikës së jashtme.

Kandidatja nga Sllovenia Marta Kos është emëruar si Komisionere e re për Zgjerimin, në vend të hungarezit Olivér Várhely.

Zonja Von der Lyen tha se ajo do të jetë përgjegjëse për të mbështetur vendet kandidate për t’u përgatitur për anëarësim në BE, si edhe do të punojë në mbështetje të Ukrainës, përfshirë rindërtimin e vendit.

Ish-kryeministri i Lituanisë Andrius Kubilius do të jetë komisioneri i parë i Bashkimit Europian për Mbrojtjen, një post i ri i krijuar për të forcuar kapacitetet prodhuese ushtarake të bllokut përballë agresionit rus ndaj Ukrainës.

Ministrja spanjolle e Energjisë dhe Mjedisit Teresa Rinera do të jete komisioNerja e re për konkurencën.

Secili nga 27 vendet anëtare do të ketë një komisioner në tryzën e qeverisë së bllokut europian, edhe pse pesha politike varet shumë nga komisioni që drejtojnë.

“Rreth 20 vende anëtare donin një portofol të fortë ekononik dhe ne nuk kemi komisione të tilla. Po ashtu, duhet të mbajmë parasysh edhe balancën gjeografike dhe përkatësitë e tyre politike, prandaj nuk është e lehtë ndërtimi i ekipit të ri”, tha ajo.

Ndryshimet klimatike janë arsye për shumë prej masave që po ndërmarrim”, tha zonja Von Der Leyen, por krahasuar me mandatin e parë, “çështje si siguria dhe konkurenca, kanë patur më shumë ndikim në përbërjen e re të udhëheqjes së Komisionit”.

Komisioni Europian ka fuqinë të propozojë ligje të reja për Bashkimin Europian, të bllokojë bashkimin e kompanive dhe të nënshkruajë marrëveshje të tregtisë së lirë.

Të 27 komisionerët e propozuar sot nga zonja Von Der leyen do t’i nënshtrohen seancave dëgjimore në Parlamentin Europian i cili ka fuqinë të bëjë konfirmimin e tyre.

Të gjithë komisionerët raportojnë tek konservatorja gjermane Von Der leyene, e cila këtë verë siguroi një mandat të dytë si Presidente e Komisionit Europian.

Komisioni i ri pritet të marrë detyrën në fund të këtij viti, çka do të thotë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të jetë një nga çështjet kryesore që do duhet të trajtojë./VOA

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?