Vedat Muriqi shpërthen në La Liga: Dy gola dhe formacioni i javës për sulmuesin kosovar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Mars, 2026 23:25

Vedat Muriqi shpërthen në La Liga: Dy gola dhe formacioni i javës për sulmuesin kosovar

Sulmuesi i Mallorca, Vedat Muriqi, po vazhdon të shkëlqejë në këtë sezon të La Ligës, duke thyer rekorde ndeshje pas ndeshje. Edhe këtë javë ai ishte protagonist me dy gola në barazimin 2-2 në udhëtim ndaj Osasuna, megjithëse skuadra e tij nuk arriti të fitojë.

Performanca e tij e jashtëzakonshme i siguroi vendin në formacionin e javës të përzgjedhur nga gazeta prestigjioze spanjolle Marca, ku bashkë me të janë edhe yjet e Real Madridit, Tchouameni dhe Valverde, dyshja e Atleticos, Griezmann dhe Nico Gonzales, si dhe mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi.

Ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për Muriqin, i cili ka realizuar 18 gola, vetëm pesë larg topgolashënuesit Kylian Mbappé, duke lënë pas emra të mëdhenj si Lamine Yamal, Lewandowski, Vini Jr, Julian Alvarez dhe Raphinha. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës po konfirmohet si një nga yjet më të ndritshëm të La Ligës këtë sezon.

Flaka

1055
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Mars, 2026 23:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1055
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?