Vjeshta sjell mëngjese të ftohta, dielli mbizotëron gjatë ditës

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shtator, 2026 10:03

Vjeshta sjell mëngjese të ftohta, dielli mbizotëron gjatë ditës

Moti sot sjell një tjetër shenjë të qartë të ardhjes së vjeshtës: mëngjese të freskëta dhe temperatura dukshëm më të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë moti me diell.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës priten vranësira të vogla deri mesatare, kryesisht lokale.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, e cila përgjatë luginës së Vardarit përkohësisht do të jetë më e fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 24 gradë.

Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare lokale. Era veriore do të jetë mesatare deri e përforcuar, me temperaturë minimale 13 gradë dhe maksimale deri në 31 gradë Celsius.

Ndryshimi i motit pritet të ndihet më shumë të premten, kur sipas DPHM-së priten reshje shiu, të cilat në disa zona mund të jenë më të rrëmbyeshme.

Pas reshjeve, vendi pritet të përfshihet sërish nga një periudhë me mot të qëndrueshëm, por me mëngjese më të ftohta.

249

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shtator, 2026 10:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
249

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut