VLEN ndryshon mendje, mund të heqë dorë nga afati për realizimin e ndryshimeve kushtetuese brenda 6 muajve qeverisje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 21:03

VLEN ndryshon mendje, mund të heqë dorë nga afati për realizimin e ndryshimeve kushtetuese brenda 6 muajve qeverisje

Nga koalicioni VLEN thonë se ka gjasa që të shtyhet afati që kishin ndaj partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE, që ndryshimet kushtetuese të realizohen në 6 muajt e parë të bashkëqeverisjes së tyre, përcjell TV21. Fari Hiseni nga VLEN tha se problemi qëndron në Bullgari, respektivisht në pamundësinë që Sofja të krijojë qeveri stabile.

“Duke e marrë parasysh gjendjen në Republikën e Bullgarisë, vlerësoj se ka hapësirë këtu, sërish them në koordinim me faktorin ndërkombëtar, të prolongohet edhe afati”, tha Fari Hiseni, zëdhënës i VLEN.

Ndryshe, VLEN në programin e tyre thirret në Bashkimin Evropian dhe ndryshime kushtetuese ndërkaq partneri i tyre potencial, VMRO-DPMNE gjithë kohës thotë që mbetet në qëndrimin e tyre mos te ketë ndryshime “kushtetuese nën diktatin e shtetit të tretë”.

Arben Taravari, një nga krerët e VLEN-it para zgjedhjeve parlamentare, tha se mandatarit për formimin e Qeverisë duhet t’i kërkohet një dinamikë me afate për realizimin  e ndryshimeve kushtetuese.

“Nuk e them për 1 apo 3 muaj, por mos të jetë mbi 6 muaj. Kjo të kryhet, dhe të vazhdojnë negociatat me BE”, tha Taravari.

Ndryshe, me fitoren e VMRO-së, përkatësisht formimin e qeverisë së re, ka filluar edhe acarimi i raporteve midis Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Greqinë. Me Bullgarinë, për shkak se kryeministri Mickoski tha mund të ketë ndryshim të Kornizës negociuese, e cila u kritikua ashpër nga Sofja. Ndërsa tensionet me Greqinë nisën kur presidentja Gordana Siljanovska Davkova, gjatë betimit nuk përmendi emrin kushtetues të vendit, Maqedoni e Veriut, por e përmendi emrin e dikurshëm, Maqedoni.

Kujtojmë se vendi duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 21:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?