VLEN një parti, ende asgjë konkrete – Fjalën e fundit e ka Alternativa!

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2026 15:26

VLEN një parti, ende asgjë konkrete – Fjalën e fundit e ka Alternativa!

Ndërsa VLEN-i po përgatitet të shndërrohet në një parti të vetme, mbetet vetëm që Alternativa të japë pëlqimin final për të zyrtarizuar procesin.

“Ka mbetur ashtu siç e kemi potencuar që Alternativa këto vendime t’i kalojë në organet e partisë dhe të vazhdojë procesi i formal i ngritjes së strukturave të përbashkëta të VLEN-it”, tha Bilall Kasami, duke shtuar se marrëveshja parashikon dy kryetarë, ai bashkë me Izet Mexhitin, dhe ndarje të pushtetit në pesë pjesë nga 20%. Megjithatë, sipas Kasamit, Alternativa ende po vendos nëse do të pranojë këtë model.

“Bëhet fjalë për një dakordësi paraprake që lidershipi të jetë me dy bashkëkryetarë, me dy nënkryetarë, sekretar gjeneral dhe pjesa tjetër organizative. Po ashtu, ndarja e pushtetit do të jetë 5 nga 20% e strukturës së organeve të partisë, por për detajet përfundimtare do të vendosin organet e Alternativës”, shtoi Kasami.

Ndërkohë, jashtë këtij procesi mbetet Arben Fetai, i cili reagoi ashpër pas largimit:

“Mësimi është i thjeshtë: kur një lëvizje fillon të konsumojë njerëzit e saj për shkak të apetiteve të fraksioneve, ndonjëri prej tyre mund të forcohet përkohësisht, por në fund, lëvizja e han kokën e vet”, shkroi Fetai.

I pyetur mbi situatën, Kasami theksoi se VLEN-i synon të jetë një organizatë gjithëpërfshirëse dhe të përfshijë sa më shumë subjekte dhe faktorë politikë, por shtoi se askënd nuk mund ta mbajnë me forcë brenda strukturave.

Ky zhvillim nënvizon tensionet e brendshme dhe dilemat politike që lidhen me transformimin e koalicionit në një parti të vetme, teksa Fetai mbetet jashtë skemës së re të pushtetit brenda VLEN-it.

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2026 15:26
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë