VLEN: Pas 23 vitesh stagnim, decentralizimi po realizohet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:11

VLEN: Pas 23 vitesh stagnim, decentralizimi po realizohet

Koalicioni VLEN e ka përshëndetur nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe Mirëkuptimit midis Qeverisë dhe Shoqatës së Komunave – Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Zëdhënësi i koalicionit, Fari Iseni, tha se ky Memorandum është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të decentralizimit dhe zhvillimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale.

Sipas VLEN, kjo do të ndihmojë në adresimin e nevojave reale të komunave dhe në përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës në menaxhimin e resurseve publike. Një element kyç i Memorandumit, sipas tyre është angazhimi për sigurimin e më shumë fondeve buxhetore për komunat, të bazuara në të ardhurat nga taksat dhe TVSH-ja.

“Koalicioni VLEN është mbështetës i fuqishëm i procesit të decentralizimit, duke e parë atë si një nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës. Ne besojmë se decentralizimi i thellë dhe efektiv është çelësi për forcimin e demokracisë lokale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Memorandumi, i cili paraqet një angazhim të përbashkët për transferimin e kompetencave dhe resurseve më të mëdha në nivelet lokale të qeverisjes, është një dëshmi e qartë e angazhimit tonë për arritjen e këtij qëllimi”, shtoi Fari Iseni, zëdhënës i koalicionit VLEN.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?