Yllka Nuredini: Po qarkullojnë akuza të pavërteta, as nuk më ndalojnë, as nuk më trembin

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 20:31

Yllka Nuredini: Po qarkullojnë akuza të pavërteta, as nuk më ndalojnë, as nuk më trembin

Yllka Nuredini ka reaguar ndaj akuzave publike për nepotizëm dhe punësimin e motrës së saj në Ministrinë e Shëndetësisë, duke i cilësuar ato si shpifje dhe fyerje personale.

“Po qarkullojnë akuza të pavërteta, të shoqëruara me fyerje të ulëta mbi mua dhe familjen time, për gjoja ‘punësimin e motrës sime’. E para, nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë kompetencë vendimmarrëse për punësime. Kurrefarë! E dyta, është e turpshme që ish-miq, me të cilët kemi ndarë bukën e gojës, sot për interesa të ngushta politike, hedhin baltë mbi mua dhe familjen time,” tha ajo.

Nuredini sqaroi se angazhimi i motrës së saj në Ministrinë e Shëndetësisë ishte i përkohshëm dhe i ligjshëm.

“Motra ime ka ndihmuar vetëm 1 muaj e gjysmë në Ministrinë e Shëndetësisë, në një periudhë tranzicioni kur institucioni ishte i paralizuar nga katrahura e ministrit paraprak. Ajo ishte e angazhuar për punë thjesht administrative-përkthyese, me kontratë modeste dhe në përputhje të plotë me ligjin. As nuk ka keqpërdorur mjete, as nuk ka marrë privilegje, asgjë!” theksoi Nuredini.

Ajo iu referua edhe sakrificave të familjes së saj, duke mohuar çdo lidhje me favore politike.

“Unë dhe motra ime kemi nisur punën që në adoleshencë. Asnjëherë nuk kemi pritur favore politike, as mbështetje të fshehtë. Përkundrazi, partia që i dilni zot sot, i la prindërit e mi pa punë gjithë jetën e tyre. Babai im është i vetmi aktor dhe regjisor profesionist që jeton e vepron në Dibër, me mbi 30 vite kontribut në kulturën shqiptare. Mos e përdorni emrin e tij për të baltosur punën dhe sakrificat tona,” u shpreh ajo.

Në fund, Nuredini i drejtoi një mesazh të qartë kundërshtarëve politikë.

“Portalet që menaxhon partia juaj i ushqen me shpifje, të cilave më pas ju u bëni jehonë si të tërbuar. Duhet ta kuptojnë një gjë: as nuk më ndalojnë, as nuk më trembin të them atë që mendoj dhe ndjej. Kujdes me fjalët dhe shpifjet. Unë e di çfarë kam bërë, e di kush jam dhe mbi të gjitha, e di çfarë nuk jeni ju,” përfundoi ajo.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 20:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?