Zelensky thotë se forcat ukrainase e kanë marrë nën kontroll të plotë qytezën Sudzha të Rusisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:44

Zelensky thotë se forcat ukrainase e kanë marrë nën kontroll të plotë qytezën Sudzha të Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se forcat e vendit të tij e kanë kontrollin e plotë të qytezës ruse, Sudzha, që shtrihet në rajonin Kursk, gjatë sulmit të tyre në territorin rus.

Kjo qytezë, vendbanimi më i madh që Ukraina thuhet se e ka marrë nën kontroll deri më tani, para luftës kishte popullsi prej rreth 5 mijë njerëzish. Gazi natyror rrjedh nga fushat e gazit të Siberisë perëndimore nëpër gypa që kalojnë nëpër Sudzha dhe e kalojnë kufirin ukrainas për të hyrë në sistemin e Ukrainës, raporton agjencia “Associated Press”.

Zelensky tha se një zyrë e komandantit ushtarak ukrainas është duke u ndërtuar në Sudzha. Ai nuk dha hollësi për funksionet e kësaj zyre.

Pretendimet nuk mund të vërtetoheshin në mënyrë të pavarur.

__________________

(Zhvillim paraprak) Një komandant i lartë rus tha të enjten se forcat ukrainase ishin dëbuar nga një fshat në rajonin kufitar rus, por se ato ende po e ekzaminonin territorin përgjatë frontit më shumë se nëntë ditë nga fillimi i sulmit të befasishëm brenda territorit rus.

Gjeneral Major Apti Alaudinov, që i komandon forcat speciale “Akhmat” të Çeçenisë, të cilat janë duke luftuar në Kursk, tha se forcat ruse i kishin dëbuar ushtarët ukrainas nga fshati Martynovka, rreth 18 kilometra larg kufirit, raporton agjencia “Reuters”.

“Ne kemi djegur gjithçka që lëviz, gjithçka që kemi arritur të gjejmë” – i tha Alaudinovi televizionit shtetëror rus nga rajoni Kursk, duke ua sjell ndër mend shikuesve mposhtjen e pushtimit të Rusisë nga Napoleoni më 1812.

Alaudinovi, aleat i ngushtë i presidentit çeçen, Ramzan Kadyrov, tha se Ukraina ishte duke dërguar më shumë forca në rajonin rus, por se ndryshimi i burimeve po i dobësonte forcat ukrainase në pjesë të tjera të frontit.

“Armiku po shtyn, ai po mundohet që kalojë nga secili vend, të shtyjë përpara” – tha më tej ai, duke pranuar se nisma ende ishte në anën e Ukrainës. “Por për çdo ditë forcat e armikut po shkrihen” – pretendoi komandanti rus.

Sipas tij, qyteza Sudzha, qendër e transportit të gazit natyror rus që rrjedh drejt Evropës përmes Ukrainës, nuk ishte nën kontrollin e plotë ukrainas. Të mërkurën, Ukraina tha se e kishte tërësisht nën kontroll vendbanimin rus.

Alaudinovi gjithashtu foli për situatën kaotike në fushën e betejës në rajonin ku forcat e tij arritën pak pas hyrjes së ushtarëve ukrainas, sepse pyjet janë në favor të ukrainasve dhe për mungesën e qartësisë se forcat e kujt ishin ku.

Në anën tjetër, Ukraina tha se nuk kishte shenja që trysnia ushtarake po largohej përgjatë frontit lindor brenda kufijve ukrainas të enjten dhe raportoi për luftimet më të ashpra në disa javë afër Pokrovsk-ut./Nacionale

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?