Zëdhënësja dhe nënkryetarja e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Arta Bilalli Zendeli, ka reaguar pas paraqitjes publike të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke deklaruar se tashmë është e qartë se VLEN nuk ka leje për të përkrahur protestën e studentëve shqiptarë.
Sipas saj, nga deklaratat e Mickoskit u kuptua se shpresat e qeverisë janë të drejtuara kah Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Ajo kritikoi gjithashtu koalicionin VLEN, duke thënë se ata po e shmangin thelbin e çështjes duke e reduktuar debatin në akuza të vazhdueshme ndaj BDI-së.
“Vlen-Vredi e paketojnë gjithë këtë me refrenin e tyre ‘BDI…BDI…’, të shoqëruar me narrativën e ‘22 viteve’, duke tentuar të zhvendosin vëmendjen nga problemi real,” theksoi Zendeli.
“Dhe refreni: ‘BDI…BDI…’ bashkë me pjesën tjetër: ‘22 vite…22 vite…’ vazhdon. Makth i vërtetë! Sa keq!”, shtoi ajo. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
5 Prill, 2026 22:10 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.