Zgjedhjet në Gjermani, rekord pjesëmarrja në votime

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2025 23:44

Zgjedhjet në Gjermani, rekord pjesëmarrja në votime

Rreth 84% e popullsisë gjermane votuan sot për të zgjedhur qeverinë e re.

Kjo është pjesëmarrja më e lartë në votime, që pas ribashkimit të Gjermanisë. Në zgjedhjet e vitit 2021 pjesëmarrja ishte 76.4%.

Votuesit

Sipas Zyrës Federale të Statistikave numri i atyre që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermanishkon në 59.2 milionë vetë rreth 1.2 milionë më pak se në vitin 2021. 30.6 milionë janë gra dhe 28.6 milionë janë meshkuj.

2.3 milionë të rinj votojnë për herë të parë – që përbëjnë 3.9 përqind të të gjithë votuesve me të drejtë vote. Për shkak të datës së zgjedhjeve të parakohshme rreth 400,000 më pak të rinj tani mund të votojnë sepse nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeçare.

Bundestagu

Pas reformës zgjedhore, numri i deputetëve kufizohet në maksimum 630. Bundestagu i 21-të do të ketë më shumë se njëqind anëtarë më pak. Aktualisht janë 733 deputetë. Tani vetëm vota e dytë vendos për shpërndarjen e vendeve në parlament.

Partitë

Në zgjedhjet e Bundestagut marrin pjesë 29 parti, dukshëm më pak se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, kur u pranuan 47 parti. SPD, Të Gjelbrit, FDP, AfD, E Majta, Votuesit e Lirë, Volt, MLPD, Aleanca për Gjermaninë dhe Aleanca Sahra Wagenlnecht janë të përfaqësuara me lista shtetërore në të 16 vendet. Të gjitha partitë e tjera nuk janë në fletët e votimit në të gjitha vendet. Psh CDU paraqitet kudo përveç Bavarisë, kurse CSU vetëm në Bavari.

Kandidatët

Numri i kandidatëve për deputetë është 4506, dukshëm më i ulët se zgjedhjet e vitit 2021, atë kohë ishin 6211.

Ka pesë kandidatë për kancelar_ Nuk ka pasur kurrë kaq shumë kandidatë për kancelar. Friedrich Merz (CDU) kandidon për Unionin, kancelari, Olaf Scholz për SPD dhe Robert Habeck për të Gjelbrit. AfD ka emëruar Alice Weidel, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW ka emëruar kandidate për kancelare, Sahra Wagenknecht. DW/

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2025 23:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?