Zyrtare: Emiliano Martínez merr fanellën me numrin 1 te Chelsea

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Shtator, 2026 19:07

Zyrtare: Emiliano Martínez merr fanellën me numrin 1 te Chelsea

Emiliano Martínez ka nisur një kapitull të ri te Chelsea, duke marrë zyrtarisht fanellën me numrin 1 pas largimit të Robert Sánchez në formë huazimi te Como.

Portieri argjentinas fillimisht kishte zgjedhur numrin 26 dhe me atë fanellë debutoi në fitoren spektakolare 4-3 ndaj Brighton fundjavën e kaluar. Megjithatë, pasi fanella me numrin 1 mbeti e lirë, “Dibu” vendosi ta marrë atë, duke shënuar fillimin e një epoke të re në portën e “Bluve”.

Chelsea ka bërë të ditur gjithashtu se Martínez do të nënshkruajë të gjitha fanellat me numrin 26 që tifozët i kanë blerë përmes dyqanit zyrtar të klubit ose faqes zyrtare, si një gjest mirënjohjeje ndaj tyre.

Emiliano Martínez pritet të jetë një nga figurat kryesore të skuadrës londineze këtë sezon, ndërsa tifozët shpresojnë që kampioni i botës me Argjentinën të sjellë siguri dhe sukses në portën e Chelsea.

Flaka

272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Shtator, 2026 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut