Zyrtare: Kossounou firmos deri më 2029 me Atalantën

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 21:37

Zyrtare: Kossounou firmos deri më 2029 me Atalantën

Atalanta ka zyrtarizuar blerjen e plotë të mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë, Odilon Kossounou, pas një sezoni në huazim nga Bayer Leverkusen. 23-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2029, duke u bërë përforcimi i parë nën drejtimin e trajnerit të ri Ivan Juric.

Pas një viti huazimi për 5 milionë euro, “Dea” ka paguar edhe 20 milionë euro për kartonin e plotë, duke sinjalizuar ambicie të mëdha për sezonin e ri, ku do të garojë në disa fronte.

Kossounou zhvilloi 23 ndeshje sezonin e fundit: 18 në Serie A, 4 në Ligën e Kampioneve dhe 1 në Superkupën Italiane. Në karrierën e tij, ai ka fituar tituj me Club Brugge, Bayer Leverkusen dhe kombëtaren e Bregut të Fildishtë, me të cilën fitoi Kupën e Afrikës më 2023.

Atalanta e përshëndeti zyrtarisht afrimin me një deklaratë ku i uron sukses në aventurën e tij në Bergamo.

Flaka

37
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 21:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
37
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?