Zyrtare: Real Madrid dërgon ofertë për Ante Budimir

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 16:59

Zyrtare: Real Madrid dërgon ofertë për Ante Budimir

Real Madrid ka bërë një hap konkret për të përforcuar repartin ofensiv. Ante Budimir, sulmuesi kroat i Osasunës, është tashmë në radarët e klubit “mbretëror” dhe një ofertë zyrtare është dërguar drejt klubit nga Navarra.

Sipas burimeve të afërta me negociatat, Budimir ka marrë një propozim prej 3 milionë eurosh në vit nga Reali, një shifër që tregon seriozitetin e interesimit nga kampionët e Europës.

33-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 8 milionë euro, por madrilenët mund të negociojnë për një marrëveshje me çmim më të ulët ose të përfshijnë një lojtar nga akademia e tyre si pjesë e shkëmbimit.

Budimir vjen pas një sezoni fantastik me Osasunën, ku shënoi 21 gola në La Liga, duke u bërë një nga sulmuesit më të rrezikshëm të kampionatit. Për të kanë shfaqur interes edhe emra të tjerë të njohur si Roma, Bayer Leverkusen dhe Real Sociedad, por Real Madrid është aktualisht më konkret.

Flaka

34
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 16:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
34
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?