Zyrtare: Thiago Pitarch do të luajë për “La Roja”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Mars, 2026 12:59

Zyrtare: Thiago Pitarch do të luajë për “La Roja”

Një tjetër talent i ri ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën ndërkombëtare. Futbollisti i Real Madrid, Thiago Pitarch, ka vendosur të përfaqësojë shtetin e Spanjës dhe jo Marokun.

Vendimi është konfirmuar nga përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, i cili theksoi se zgjedhja e lojtarit është e qartë dhe përfundimtare. Sipas tij, Pitarch ka shprehur qartë dëshirën për të veshur fanellën e “La Roja”.

Ky hap konsiderohet shumë i rëndësishëm për të ardhmen e lojtarit, i cili shihet si një nga talentet premtues në akademinë e madrilenëve. Burime pranë federatës spanjolle bëjnë me dije se hapi i radhës pritet të jetë grumbullimi i tij me ekipin kombëtar në një të ardhme të afërt.

Zgjedhja e Pitarch është një tjetër shembull i lojtarëve me dy shtetësi që vendosin përfundimisht për përfaqësimin ndërkombëtar, në një kohë kur konkurrenca mes federatave është gjithnjë e më e madhe.

Flaka

307

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Mars, 2026 12:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
307

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut