100 ditët e kulturës
Sa i takon prioriteteve duket se Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të vijojë me projektet e lënë shtatë vjet më parë, si reviztalizimi i kalasë së Shkupit, vazhdimin e projekteve të ndërprera apo të ngecura si rindërtimi i Muzeut të Maqedonisë, Teatri në Strumicë, Teatri Turk dhe Teatri dhe Biblioteka në Tetovë dhe rindërtimi i Teatrit në Kumanovë, kompleksi muzeor “Muzeu i Ujit” në Ohër, apo Universiteti i Shën Klementit në Plaoshnik
Borxhe, keqmenaxhim, papërgjegjshmëri, Projekte pa prioritete dhe dinamika për realizim, projekte të stopuara, me fonde të reduktuara.. Kështu e ka përkufizuar ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov situatën kaotike me institucionet dhe aktivitetet në kulturë gjatë prezantimit të raportit për 100 ditët e para të qeverisjes. Sigurimi i pagave deri në fund të vitit, i sigurimi i institucioneve (i neglizhuar dy vjet)Sa i takon prioriteteve duket se MKT do të vijojë me projektet e lënë shtatë vjet më parë, si reviztalizimi i kalasë së Shkupit dhe hapja e tij këto ditë për vizitorët, vazhdimin e projekteve të ndërprera apo të ngecura si rindërtimi i Muzeut të Maqedonisë, Teatri në Strumicë, Teatri Turk dhe Teatri dhe Biblioteka në Tetovë dhe rindërtimi i Teatrit në Kumanovë, rikonstruksioni i kompleksit muzeor “Muzeu i Ujit” në Ohër, apo në Plaoshnik për përfundimin e ndërtimit të Universitetit të Shën Klementit.
Sa i takon Çarshisë në Shkup, Lutkov është shprehur se kanë ndërmarrë masa serioze për revitalizimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet ky monument kulture. Lidhur me Sallën Universale, që do të jetë gati për Shkupin 2028, ai u shpreh se është marrë në mënyrë të kundërligjshme nga Qyteti i Shkupit me shkelje të shumta të rregulloreve ligjore në procedurën e marrjes në dorëzim dhe në procedurat për zbatimin e prokurimit publik. Pasi kontrata e lidhur nga Ministria e Kulturës dhe Qytetit të Shkupit përmban dispozita kontradiktore, nuk është e noterizuar…
Në ndërkohë, në Qeveri janë dorëzuar ndryshimet në Ligjin ekzistues për Kulturën, me të cilat propozohet marrja kompetenca e Ministria e Kulturës dhe Turizmit për të ushtruar të drejtën e rindërtimit mbi objektet në pronësi komunale. Duke iu referuar punës së bërë në 100 ditët e para të funksionimit, ministri tha se kanë konstatuar gjendje borxhesh për paga të papaguara për punonjësit e kulturës, institucione të shkatërruara dhe të pasiguruara me menaxhime pa strategji, projekte pa prioritete dhe dinamika të përcaktuara zbatimi, reduktim të fondeve. për aktivitete programore dhe anëtarësim të papaguar për funksionimin e vazhdueshëm të sistemit biblioteko-informativ COBISS.MK
“Me rebalancin janë shtuar mbi 400 milionë denarë, 273 milionë për rrogat, 6 milionë për sigurimin e institucioneve, 71 milionë për aktivitete të programit, 5.5 milionë për të likuiduar borxhin për sistemin bibliotekar, 78 milionë denarë për projekte infrastrukturore të institucioneve lokale. Si pasojë e punës joefikase dhe pa përgjegjësi Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të paguajë energji elektrike më të shtrenjtë, sepse menaxhmenti i mëparshëm ishte më i shqetësuar për blerjen e valixheve sesa shpallja në kohë e Prokurimit Publik për Energjinë Elektrike, e cila ishte menduar të kryhej në prill të këtij viti. Në fushën e turizmit, Lutkov tha se bashkëpunimi me operatorin turistik gjerman “RSD” duhet të sjellë 35 mijë turistë nga Evropa në vit, duke filluar nga shkurti i ardhshëm. Turizmi, i cili me riorganizimin e ministrive i kaloi në varësi të Ministrisë së Kulturës, mbetet prioritet jo vetëm si kontribuues i rëndësishëm në ekonomi, por së bashku me kulturën përbëjnë, sipas Lutkov, faktorë kyç në mbrojtjen e identitetit, traditës dhe unikalitetit. (koha.mk)
















