17 shkurti, ditë gëzimi për qytetarët e Kosovës

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Shkurt, 2025 10:28

17 shkurti, ditë gëzimi për qytetarët e Kosovës

Sot bëhen 17 vjet që kur Kosova u bë shtet i pavarur i njohur nga më shumë se 115 vende të botës.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta kremtojnë këtë ditë me ndjenja të forta të atdhedashurisë dhe me kujtimin për ato që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Faruk Halimi nga Prishtina, për Anadolu tha se Kosova ka arritur mjaft për këto 17 vjet që kur shpalli pavarësinë e saj. Ai thotë se Kosova mund të ishte edhe më mirë, por ka munguar uniteti politik për këtë.

“Kjo është dita më e lumtur për Kosovën. Sa i përket Kosovës, kurrë më mirë nuk ka qenë”, thotë Halimi.

Duke iu drejtuar me një mesazh rinisë kosovare në këtë datë të shënuar, Halimi apeloi që “rinia mos ta lëshojnë atdheun, se atdheu është atdhe”.

– Komuniteti turk është urë lidhëse e Kosovës me Türkiyen

Mësimdhënësja e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, Kevser Çarıkçı, kishte dalë me një grup nxënësish të klasës së pestë nga komuniteti turk për të shënuar 17 shkurtin.

Ajo për Anadolu tha se komuniteti turk, i cili është urë lidhëse e Kosovës me Türkiyen, është shumë i lidhur me Kosovën dhe historinë e saj. Kjo lidhje, siç tha ajo, kultivohet që nga fëmijëria.

“Ne mësimdhënësit ua mbjellim fëmijëve atdhedashurinë ashtu siç mbillen fidanet në pranverë”, thotë Çarıkçı.

Nxënësit e kësaj klase të cilët mbanin flamurin e Kosovës krahas atij të Türkiyes uruan pavarësinë edhe në gjuhën turke.

Kosovarët gjatë ditës së 17 shkurtit, e cila është pushim zyrtar për institucionet shtetërore, zakonisht vizitojnë Prekazin, vendlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, si dhe festojnë në sheshet e qyteteve më këngë dhe valle.

119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Shkurt, 2025 10:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?