Së fundmi, duke aluduar në përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve, Mickoski akuzon se “lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka shtetin në pjatë dhe se 100 veta nga BDI vendosin për 2 milionë njerëz”, reaguan nga BDI
Me këto akuza, Mickoski tregon se Maqedoninë e Veriut e sheh si shtet vetëm të maqedonasve, ndërsa shqiptarët hyzmeqarë të tij.
Fronti Europian i bën me dije Mickoskit dhe derivateve të tij se Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët i të gjithëve, pa dallim etnie dhe kështu do të jetë edhe pas 24 prillit dhe 8 majit, kur Fronti Europian do të shënojë fitoren e thellë ndaj partnerëve të Mickoskit dhe atyre që janë rreshtuar me Moskën e Rusisë.
Shqiptarët kanë dëshmuar se dinë të udhëheqin më së miri shtetin, ndërsa kjo po dëshmohet me Kryeministrin Talat Xhaferi dhe kryediplomatin dr. Bujar Osmani, njëherësh Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
8 Prill, 2024 10:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.