Policia ndalon tre persona, shkak zjarri në Sallën Universale | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Prill, 2024 08:51 Përditësuar

Policia ndalon tre persona, shkak zjarri në Sallën Universale | VIDEO

Përmes një komunikate për media, Policia, ka raportuar se tashmë janë ndaluar tre persona të cilët ishin duke kryer punë në objektin e Sallës Universale gjatë kohës sa ka rënë zjarri. Po ashtu, sipas kësaj komunikate, dy persona të tjerë janë dërguar në Toksikologji.

“Sot (09.04.2024) rreth orës 09:45 në SVR Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në Sallën Universale në Shkup. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje janë dërguar efektivë policorë dhe efektivë të Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri, të cilët kanë shuar zjarrin rreth orës 11.30. Dy personat E.S. janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të thithjes së tymit. Lidhur me zjarrin, janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi B.R. (50), Z.T. (60) dhe B.I. (53), të cilët në momentin e rënies së zjarrit kanë qenë duke kryer punë aty. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinova Stojçevska tha se tashmë është lokalizuar zjarri në Sallën Universale në Shkup. Stojçevska tha se fatmirësisht nuk ka viktima nga zjarri.

“Atë që e shohim tani është se zjarri tashmë është lokalizuar, është shuar. Kërkoj që të gjitha institucionet të reagojnë shpejt. Apeloj që shpejt të zbardhen arsyet për zjarrin që ndodhi dhe apeloj që mos të shpërndahen spekulime, nuk ka viktima, nuk ka të vdekur. Objekti ka qenë i zbrazur, është bërë dëm material që shumë shpejt do të përcaktohet se sa është dëmi”, tha Stojçevska.

Në këto momente po digjet objekti i sallës universale në Shkup.

Në vendgjajre janë ekipet e shpëtimit dhe punohet në shuarjen e zjarrit. Po intervenohet në të gjitha anët dhe zjarrfikësit tentojnë shuarjen e zjarrit.

Salla Universale ishte në fazë të rikonstruimit. Dusko Popovski ish-drejtor në Sallën Universale shprehet se objekti ka qenë në gjendej të amortizuar që në periudhën e vitit 2005 dhe se si rrjedhojë nuk është dashur të punojë.

“Fatmirësisht, viteve të fundit nuk punon objekti. Erdha ta shoh se çfarë po ndodh, isha drejtor këtu në vitin 2005-2009, do të thotë kohë kur edhe atëherë ka qenë në gjendje të amortizuar objekti, ishte në kufi të vlerës së përdorimit. Do të thotë një objekt i këtillë me karakter kohor nuk duhej të punonte në atë gjendje 40-50 vjet, me siguri nuk punon në 7-8 vitet e fundit”, tha Popovski. Flaka Media

Lajmi në përditësim…

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Prill, 2024 08:51 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media