Osmani: Zgjedhjet presidenciale,betejë mes koncepteve të integrimit dhe izolimit të vendit
Kandidati për president nga rradhët e Frontit Europian Bujar Osmani për emisionin “Pressing” në Klan Mqedonia, në lidhje me zgjedhjet presidenciale theksoi që nuk janë zgejdhje të rëndomta por betejë mes koncepteve të Integrimit dhe atij të Izolimit.
Ai gjithashtu shtoi se si bartës i vizionit për të ardhmen evropiane të vendit ka zgjedhur që të promovojë vlerat e bashkëjetesës dhe integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
“Unë mendoj se shoqatat duhet të jenë ofertë e alternativave të ndryshme, gjithashtu edhe paraqitja e kredibilitetit të bartësve të ideve tek njerëzit. Unë mendoj se ne kemi bëtë mjaftueshëm për këtë fushatë, dhe të flasim për bëmat tona. Kto nuk janë zgjedhje të rëndomta, nuk është garë mes partive politike dhe kandidatëve, por një garë mes koncepteve, mes konceptit të integrimit dhe konceptit të izolimit, atij të bashkëjetesës dhe tensioneve politike. Pransaj duke qenë bartës i atij vizioni për të ardhmen Evropiane të vendit duhet të promovoj këto vlera”, tha Osmani.
Osmani: Shqiptarët nuk kanë shkelur dinjitetin e askujt, kemi marrë hisen tonë!
Në një deklaratë të fundit, Bujar Osmani ka theksuar se për Maqedoninë e Veriut, debati politik nuk duhet të mbizotërohet nga çështjet etnike dhe nga ndikimet e jashtme, por nga përqendrimi në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Duke u ndalur në kërkesat e opozitës maqedonase për përjashtimin e deputetëve shqiptarë nga vendimmarrja, Osmani ka vënë në dukje se kjo është një qasje përjashtuese dhe shoviniste që nuk kontribuon në dinjitetin e asnjë komuniteti.
“Ndërhyrje të tilla ka pasur në vazhdimësi dhe nuk është asgjë e jashtëzakonshme partitë politike mbështetet në kaudër të familjeve politike. Ajo që e bën pak më specifike është kur ata personalitete politike janë edhe burrështetas udhëheqin institucione dhe atëherë ivolvojnë dhe shtetin. Kjo ka qenë debat por më besoni se për Maqedoninë e Veriut kjo nuk është fare pjesë e debatit politik.
Njerëzit këtu janë të brengosur për të ardhmen e vendit, opozita maqedonase po kërkon 61 deputetë që të na përjashton neve nga vendimmarrëja, kjo është thirrje shoviniste për shkak se është përjashtuese, slloganet e tyre janë që ta kthejnë dinjitetin këtu, gjasme shqiptarët kanë marrë pozitën e kryeministrit, e ministrit të Jashtëm paskan shkelur mbi dinjitetin e komunitetit Maqedonas. Ne nuk kemi shkelur dinjitetin e askujtë, ne kemi marrë hisen tonë ne kemi krijuar kushte për një shtet ku secili njeri mund të pretendojë për secilin pozicio e do, dhe për çfarë do lloj të ardhmëje të vet pavarësisht përkatësisë etinike, sociale dhe kulturore”, tha Osmani.
Ai ka shtuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të brengosur për të ardhmen e vendit dhe e shohin integrimin në BE si rrugën kryesore për zhvillim dhe stabilitet. Osmani ka bërë thirrje për një qasje më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në politikën e vendit, duke u larguar nga nacionalizmi që synon izolimin dhe duke u përqendruar në marrëveshjet kyçe si ajo e Prespës dhe e Ohrit.
“Nuk ka këtu një debat të tillë, njerëzit e dinë që jemi shumë afër BE-së, e dinë që nëse nuk e lejojmë që të dominojë ky nacionalizëm maqedonas i cili don ta izolojë shtetin duke minimizuar Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen e Ohrit, ne për katër vite mund të jemi pjesë e BE-së. Kjo është ajo që e brengos qytetarin e Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.
Osmani: OSBE posedonte informacione se në Veri mund të krijohej një realitet i ri me ndryshimin e kufijve
Bujar Osmani, kandidat për president në Maqedoninë Veriore, foli për Planin 9 pikësh për deesklaimin në Veri, për të cilin moi kritika edhe nga Qeveria e Kosovës.
Osmani tha se “ishte gënjeshtër e madhe që kemi kërkuar që Kosova të tërheq kontrollin mbi veriun”.
Ai tha se është kërkuar që forcat speciale të Kosovës dhe ushtrisë serbe të largoheshin nga njëra-tjetra në mënyrë që të mos kenë kontakt fizik.
Osmani pohoi se OSBE posedonte informacione se në Veri mund të krijohej një realitet i ri, në vijë me ndryshimin e kufijve.
“Fillimisht unë kam thënë jam gjysmë Kosovar, gjysmën e familjes e kam të Kosovës dhe gjithmonë kam refuzuar të bisedojë me njerëz për ndjesinë time ndaj Kosovës. Si kryesues i OSBE-së kjo ka qenë para diku një viti diku me 26 maj, kur kryetarët u futën në objektet e komunave, unë kam qenë në Prishtinë dhe kam qenë gjithë ditën pothuajse me z.Kurti edhe në Prishtinë edhe në disa qytete tjera të Kosovës. Pastaj në përgjithësi situata nisi të eskalonte, Serbia e rriti gatishmërinë e vet ushtarake në kufi me Kosovën, Kosova kishte dërguar forcat speciale në Veri. Administrata nuk mund të futej në Komunë, ju e dini që OSBE e ka ciklet e saj në parandalimin e konfliktit. Asokohe në OSBE kishim informacione se një përplasje apo kontakt fizik mes forcave speciale të Kosovës dhe ushtrisë serbe mund të eskalonte situatën që për pasojë mund të kishte rishënim të pozicioneve serbe në veri të Kosovës dhe pozicion i ri për negociatat që mund të mbaheshin”, tha Osmani në Pressing.
“Serbia planifikonte të futet në Veri, sikurse ndodhi më vonë në Banjska”, deklaroi Osmani.
“Ne si OSBE kërkuam të krijohej një distancë fizike mes forcave speciale dhe ushtrisë serbe. Ishte gënjeshtër e madhe që ne kemi kërkuar që Kosova të tërheq kontrollin mbi veriun. Ishte vetëm forcat e armatosura të largohen nga njëra-tjetra, të mos kishin kontakt fizik, sepse mund të krijonte një realitet të ri që ishte në vijë të ndryshimit të kufijve”, tha ai tutje.