LSDM dhe VMRO-DPMNE refuzojnë kërkesën e BDI-së që presidenti të zgjidhet në Kuvend

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 12:30 Përditësuar

LSDM dhe VMRO-DPMNE refuzojnë kërkesën e BDI-së që presidenti të zgjidhet në Kuvend

LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk pranojnë kushtin e BDI-së për t’i dhënën votat në rrethin e dytë atij kandidati për president në këmbim që presidenti të zgjidhet në Kuvend sipas principit të Badenterit.

“Presidenti të zgjidhet në të ardhmen të zgjidhet në Kuvend, ky është kushti që të marrin votat e BDI-së në rrethinë e dytë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale”, tha zv. kryeministri Artan Grubi.

Nga LSDM deklaruan se presidenti zgjidhet dhe do të zgjidhet në nga qytetarët, ndërsa nga kabineti i Pendarovskit thanë se Presidenti është sqaruar më herët për këtë çështje.

Nga VMRO-DPMNE për këtë kusht të BDI-së e kanë marr si kërcënim të Artan Grubi.

Ky i fundit të dielën deklaroi që presidenti i vendit, në të ardhmen të zgjidhet në Kuvend. Ky është kushti, që në rrethin e dytë, votat e BDI-së të shkojnë për njërin nga dy kandidatët, nëse Bujar Osmani nuk arrinë të ketë vota të mjaftueshme.

“Kërkojmë që Presidenti të zgjidhet në Kuvend me shumicë prej 2/3 plus me shumicë Badenteri, që do të siguronte edhe konsensusin shoqëror, që mund të keqpërdoret nga LSDM dhe VMRO DPMNE bashkë dhe t`i mbivotojnë bashkësitë tjera, për shkak se bashkë kanë 80 deputetë dhe për këtë shkak që të përmbushet edhe vullneti I komuniteteve tjera, imponojmë zgjidhje me shumicën e Badenterit”, tha Grubi.

Kjo deklaratë e Grubit, nga VMRO-DPMNE është vlerësuar si ultimatum. Ata kërkojnë përgjigje nga Pressidenti aktual Stevo Pendarovski.

“Stevo Pendarovski është I obliguar të përgjigjet nëse pranon ultimatumin e BDI-së. LSDM-ja dhe Pendarovski duhet të përgjigjen nëse do ta shkelin vullnetin e qytetarëve dhe do të lejojnë të zgjidhet presidenti në Kuvend”, tha Kovaçk nga VMRO-DPMNE.

Nga shtabi i kandidatit presidencial, lidhur me këtë temë, janë prononcuar shkurt.

“Pendarovski është prononcuar për këtë temë. Çështja është nëse DPMNE-ja e ka ndryshuar qëndrimin?”, thanë nga shtabi i Pendarovskit.

Me goditjet e ulëta ndaj Stevo Pendarovskit, VMRO-DPMNE rikthen fjalorin e 27 prillit – thonë nga LSDM-ja. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 12:30 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.