KSHZ me 96,97% të rezultateve. Bujar Osmani peshon 117.281 vota, Arben Taravari 82.203  

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Prill, 2024 22:14 Përditësuar

KSHZ me 96,97% të rezultateve. Bujar Osmani peshon 117.281 vota, Arben Taravari 82.203  

Deri në ora 00:47 minuta, KSHZ ka përpunuar 96.97% të rezultateve në rang vendi. Të punuara janë 3.391 nga gjithsej 3.508 kuti votimi.

Për momentin rezultatet janë me sa vijojnë:

Stevo Pendarovski | 175.711 | 19,99%

Gordana Siljanovska Davkova | 353.392 | 40,20%

Stevco Jakimovski | 7.949 | 0,90%

Bujar Osmani | 117.428 | 13,36%

Biljana Vankovska Cvetkovska | 40.108 | 4,56%

Arben Taravari | 82.224 | 9,35%

Maksim Dimitrievski | 78.494 | 8,93%

Komuna e Çashkës tashmë ka një rezultat final në KSHZ. Atje, e para radhitet Gordana Dafkova me 1.122 vota, i ndekur nga kandidati i FR Bujar Osmani me 1.087 vota.

Stevo Pendarovski ka 805 vota ndërsa kandidati VLEN-it Arben Taravari 211.

Në Çair edhe një kuti. Për momentin: Bujar Osmani 10.882, Arben Taravari 9.484 vota!

Në Çair mungon edhe rezultati për një kuti votimi që të zyrtarizohet rezultati. Për momentin nga 98,84% e rezlutatit të përpunuar në KSHZ, Bujar Osmani ka 10.882 dhe, Arben Taravari 9.484 vota.

Në Qendrën Zhupë fiton kandidati shqiptar

Në Qendrën Zhupë për herë të parë fiton kandidati shqiptar. Bujar Osmani nga FE ka marrë 448 vota apo 35,03%, i ndjekur nga Stevo Pendarovski me 447 | 34,95% të votave Arben Taravari nga VLEN ka marrë 20 | 1,56% të votave.

Në Tetovë edhe një kuti. Për momentin Bujar Osmani 14.578 vota, Arben Taravari 13.884!  

Në Tetovë edhe një kuti mbetet për t’u përpunuar në KSHZ. Për momentin Bujar Osmani nga Fronti Europian numëron 14.578 vota e Arben Taravari nga VLEN 13.884 vota.

Sipas rezultateve të publikuara në KSHZ, në komunën e Tetovës deri në këto momente- 00:28 minuta, janë përpunuar 99,10% të numrit të përgjithshëm të votave.

Tearca me 100% rezultat: Bujar Osmani 3.554, Arben Taravari 3.595 vota

Tearca tashmë ka 100% rezultat të përpunuar. Bujar Osmani nga FE ka marrë 3.554, Arben Taravari nga VLEN 3.595 vota.

Në Studeniçan dihet rezultati. Osmani 2.829, Taravari 1.859 vota

Në komunën e Studeniçanit janë përpunuar të gjitha votat dhe sipas KSHZ, Bujar Osmani ka fituar 2.829 dhe Arben Taravari 1.859 vota.

Për Strugën dihen 93,57% e votave. Për momentin Osmani 7.620 e Taravari 3.158 vota

Për Strugën ende vazhdon përpunimin i rezlutatit në KSHZ. Për momentin Bujar Osmani i Frontit Europian kryeson me 7.620 e Arben Taravari nga VLEN ka 3.158 vota. Janë përpunuar votat nga 93 prej 101 kutive, apo 93,57% nga tërësia e votave.

Në Saraj rezultati drejt përfundimit. Osmani 8.313, Taravari 6.008 vota

Në komunën e Sarajit janë përpunuar 33.323 nga gjithsej 33.373 të votave. Kanë ngelur pa përpunuar edhe 50 vota. Nga votat e numëruara kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani ka marrë 8.313 apo 52,74% të votave dhe Arben Taravari nga VLEN 6.008 apo 38,12% të tërësisë së votave. Rezultatet po publikohen zyrtarisht nga KSHZ edhe në këto momente.

Në Pllasnicë tashmë dihen rezultatet finale, Osmani fiton

Në Pllasnicë tashmë dihen rezultatet finale të publikuara nga KSHZ. Atje kryeson Bujar Osmani me 728 | 66,91% të votave i ndekur nga Stevo Pendarovski me 148 | 13,60% të votave, Gordana Dafkova me 03 | 9,47% të votave dhe Arben Taravari me 48 | 4,41% të votave.

Në Likovë ka rezultat final: Bujar Osmani 5.541, Arben Taravari 3.977 vota

Për Likovën KSHZ ka përpnuar rezultatit zgjedhor. Bujar Osmani i Frontit Europian ka fituar 5.541 vota apo 56,79%, kurse kandidati VLEN-it Arben Taravari 3.977 vota api 40,76%, sipas rezultateve të publikuara nga KSHZ.

Në Kumanovë përpunohen 117 nga 167 kuti votimi, Bujar Osmani përpara Arben Taravarit

Në KSHZ për komunën e Kumanovës aktualisht janë përpunuar 117 nga gjithsej 167 kuti votimi Tek blloku politik shqiptar Bujar Osmani është në epërsi ndaj Arben Taravarit. Aktalisht Osmani ka 5.400 vota apo 19,48% ndërsa Taravari 3.636 ose 13,11% të votave, sipas KSHZ.

Në Kërçovë vazhdon përpunimi i rezlutateve. Për momentin Bujar Osmani 3.688 e Arben Taravari 839 vota

92,29% e votave të përpunuara, Bujar Osmani fiton në Zhelinë

Bujar Osmani fiton në Zhelinë. Nga gjithsej 92,29% e votave të numëruara Bujar Osmani ka fituar 3.312 vota apo 49,66%, ndërsa kandidati i VLEN-it Arben Taravari ka fituar 2.618 vota apo 39,25% të numrit total që u prezantua nga KSHZ.

Të paparaqitura ende nga KSHZ janë edhe votat e dy kutive të ngela.

Në Dollnen Bujar Osmani fitoi 32,92% e Arben Taravari 23,61% të votave

Në Dollnen ka përfunduar numërimi i votave. Kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani ka fituar 1.846 apo 32,92% të votave, kurse kandidati VLEN-it Arben Taravari 1.324 ose 23,61% të numrit të përgjithshëm të votave. Rezultatet u kumtuan nga KSHZ.

Në Dibër ka përfunduar numërimi, Bujar Osmani fiton 47,17% të votave

Në Dibër ka përfunduar numërimi dhe dihet rezultatet në të gjitha 27 kutitë e votimit. Kandidati i Frontit Europian ka grumbulluar 3.125 vota apo 47,17% kundrejt Arben Taravarit të VLEN-it që mori 1.253 vota aapo 18,91%.

Në komunën e Gostivarit garë e ngushtë mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit

Në komunën e Gostivarit vazhdon të ketë një garë të ngushtë mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit, nga numri zyrtar i votave të numëruara.

Nga gjithsej 92,56% të votave të numëruara Arben Taravari ka fituar 9.081 vota apo 33,18% e Bujar Osmani 9.034 vota apo 33,01%. Numërimi vazhdon dhe pritet që rezultati final të pubikohet nga KSHZ.

Në komunën e Gazi Babës Bujar Osmani është në epërsi ndaj Arben Taravarit si kandidatë shqiptarë në garën për president të shtetit.

Nga votat e numëruara prej 55.887 nga gjithsej 60.955 apo 91,69% e numrit total të votuesve pjesëmarrës, Bujar Osmani ka arritur të grumbullon 2.020 vota ose 6,64%, ndërsa Arben Taravari 1.495 vota apo 4,92%. Rezultatet prej 85 prej gjithsej 92 kutive në komunën e Gazi Babës, u shpallën nga KSHZ.

Në komunën e Butelit Bujar Osmani kryeson ndaj Arben Taravarit

Nga 28.785 vota të numërura nga gjithsej 2.541 apo 88,46% të votuesve pjesëmarrës, kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani kryeson me 2.291 vota apo 14,25% kundrejt kandidatit VLEN-it Arben Taravari, i cili ka fituar 1.945 ose 12,10% të votave.

Në Bervenicë tek kandidatët shqiptarë për momentin kryeson Arben Taravari me 38 vota

Nga numrimi i 77,67% të votave, tek kandidatët shqiptarë aktualisht kryeson Arben Taravari me një epërsi të lehtë. Nga gjithsej 12.348 vota të numëruara Taravari ka fituar 1.059 vota 19,51% ndërsa Bujar Osmani 1.021 vota apo 18,81%. Rezultatet jepen zyrtarisht nga KSHZ.

Në Bogovinë në përparësi është kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani

Në komunën e Bogovinës fitues për president të shtetit është shpalkur Bujar Osmani i Frontit Europian. Nga 94,57% të votave të numëruara, apo 27.032 nga gjithsej 28.583 vota, më së tepërmi ka marrë Bujar Osmani, edhe atë 4.940 apo 55,33%, kundrejt Arben Taravarit i cili ka fituar 3.634 ose 40,70% të numrit të votuesve që dolën në votime.

Rezultati është nga votat e grumbulluara dhe numëruar prej 36 prej gjithsej 38 kutive të votimit, apo nga përpunimi i rezultateve zgjedhore të 94,57% të votave të numëruara dhe të shpallura zyrtarisht nga KSHZ.

Në Komunën e Vrapçishtit fitues ka dalur Bujar Osmani me 1987 vota diferecë

Nga gjithsej 26.778 votues në gjithsej 39 vendvotime në Komunën e Vrapçishtit fitues mes kandidatëve shqiptar ka dalur kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani me 4.317 vota apo 58,02%, kundrejt kandidatit të VLEN-it Arben Taravari që fitoi 2.330 vota apo 31,31% nga numri i votuesve.

Rezultatet, në Haraçinë fiton Bujar Osmani

Nga gjithsej 10.352 votues aq sa dolën në votime, kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani ka shënuar fitore me 1.841 vota apo 53,41% e votuesve, kundrejt kandidatit të VLEN-it Arben Taravari i cili ka fituar 1.093 vota apo 31,71%. Flaka Media

Janë 100% të votave të përpunuara dhe të shpallura nga KSHZ. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Prill, 2024 22:14 Përditësuar