Osmani Mickoskit: Se kush do të jetë përfaqësues i shqiptarëve, vendosë populli

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Prill, 2024 15:22

Osmani Mickoskit: Se kush do të jetë përfaqësues i shqiptarëve, vendosë populli

Bujar Osmani sot në një konferencë për media iu drejtua lidrit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, se ai nuk vendos se kush do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në qeverinë e ardhshme.

“Mickoski nuk vendos se kush do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve. Për këtë do të vendosë populli”, tha Osmani.

Sipas tij, nëntë ditë para zgjedhjeve nuk duhet folur për koalicione, por së pari duhet dëgjuar vullneti i popullit.

Deklarata e Mickoskit se pas zgjedhjeve parlamentare VMRO-DPMNE do të bëjë koalicion me VLENIN-n, Osmani e ka krahasuar si kohën kur vetë Beogradi ka zgjedhur Rahman Morinën për përfaqësues të shqiptarëve nga Kosova.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Prill, 2024 15:22