Mexhiti: Gjysma e “Frontit Evropian” janë në listat e zeza të SHBA-së 

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Dhjetor, 2024 22:59

Mexhiti: Gjysma e “Frontit Evropian” janë në listat e zeza të SHBA-së 

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë një interviste në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, kritikoi ashpër transformimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe drejtimin aktual të saj.

“Kam qenë pjesë e BDI-së që nga dita e parë, por ajo ishte BDI e idealeve, e UÇK-së dhe e investimit të shqiptarëve. Jo kjo BDI e sotme, që me mendjen e Artanit është shndërruar në shërbyese të Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit, kasapëve të shqiptarëve,” deklaroi Mexhiti.

Ai akuzoi drejtimin aktual të BDI-së se ka dalë kundër interesave amerikane dhe ka humbur frymën e saj të parë. “Kjo BDI sot është anti-amerikane, dhe këtë e vërteton fakti që gjysma e Frontit Evropian janë në listat e zeza amerikane,” shtoi ai.

Deklaratat e Mexhitit ngrenë pikëpyetje mbi rrugën politike të BDI-së dhe pozicionimin e saj në raport me idealet e së kaluarës dhe aleatët strategjikë ndërkombëtarë.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Dhjetor, 2024 22:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media