Xhelili: Retorika e Mickoskit është konfrontuese, shqiptarët duhet të flasin qartë për integrimin në BE

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Qershor, 2025 08:18 Përditësuar

Xhelili: Retorika e Mickoskit është konfrontuese,  shqiptarët duhet të flasin qartë për integrimin në BE

Deklaratat e fundit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, se “jemi duke luftuar si luanë për të mbrojtur identitetin”, janë interpretuar si një qasje tensionuese dhe konfrontuese ndaj procesit të integrimit evropian, veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve me Bullgarinë dhe zhvillimeve të fundit në Parlamentin Evropian.

Kështu vlerëson analisti politik Zudi Xhelili, i cili thekson se kjo retorikë përdoret me vetëdije të plotë për faktin se “nuk ekziston një plan B për Maqedoninë e Veriut”.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian kalon përmes zbatimit të Propozimit Francez dhe ndryshimeve kushtetuese, që përfshijnë edhe njohjen e pakicës bullgare në Kushtetutë,” – thotë Xhelili.

Ai bën thirrje që partitë politike shqiptare të reagojnë qartë dhe pa ekuivoke, duke mos u bërë pjesë e lojërave identitare të cilat, sipas tij, “shfrytëzohen për konsum të brendshëm politik”.

“Shqiptarët janë thellësisht të përkushtuar ndaj integrimit në BE. Ata besojnë në Propozimin Francez, i cili është i vetmi real dhe funksional për vendin,” – thekson Xhelili.

Sipas tij, çdo vonesë apo devijim nga ky kurs është kundër interesave të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe vetë popullin shqiptar.

“Shqiptarët nuk duhet të bëhen peng i diskurseve nacionaliste që e largojnë vendin nga rruga drejt BE-së. Ata janë të orientuar drejt së ardhmes evropiane, që nënkupton reforma, bashkëjetesë, dhe respekt të marrëveshjeve ndërkombëtare,” – shton ai.

Në fund, Xhelili thekson se një qëndrim i qartë i faktorit shqiptar do të dërgonte një mesazh të fortë si brenda vendit, ashtu edhe në qarqet ndërkombëtare për angazhimin serioz të shqiptarëve në ndërtimin e një shteti demokratik dhe evropian. Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Qershor, 2025 08:18 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?