VMRO-DPMNE: Petrov dhe Halili e kanë dëmtuar me mbi 400 mijë euro Fondin për Inovacion
Drejtorët e Fondit për Inovacion, Kosta Petrov dhe Festim Halili, e kanë dëmtuar institucionin për mbi 400 mijë euro. Në tri rastet për të cilat Fondi për Inovacion ka ngritur kallëzime penale kundër dy ish-drejtorëve, është konstatuar shfrytëzim jo i duhur i parave të grantit, për të cilat ata nuk kanë reaguar, tha VMRO-DPMNE.
Reagimi i plotë i VMRO-DPMNE-së:
Përveç faktit që Fondi për Inovacion në kohën e LSD-së për blerjen e makinerive thurëse i ka paguar gati 400 mijë euro Frotirka SHA Dellçevë, në vend të një lloj risie, drejtori i atëhershëm i ka paguar të gjitha mjetet pa u realizuar së paku 70% e projektit. Më pas ai nuk ka reaguar as kur janë tërhequr para të gatshme nga një llogari e dedikuar për projektin, në vend që të blihen makineritë për të cilat është marrë granti. Fondi për Inovacion është përdorur për të pompuar para.
Në vend të risive reale dhe zhvillimit teknologjik, paratë janë dhënë për blerjen e makinerive thurëse, për stërvitjen e gomarëve, për një recetë për pica etj., thekson VMRO-DPMNE.
Do të ketë përgjegjësi për keqpërdorimin e egër të parasë publike përmes Fondit për Inovacion, tha VMRO-DPMNE.