VMRO: Pavarësisht veprave kriminale, Mirçevski vazhdon të mbetet në udhëheqësinë e LSDM

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 13:52

VMRO: Pavarësisht veprave kriminale, Mirçevski vazhdon të mbetet në udhëheqësinë e LSDM

“LSDM është një parti që është një moçal kriminal. LSDM është parti ku zyrtarët e saj në pushtet, në vend që të punojnë për shtetin dhe interesat e qytetarëve, kanë punuar ekskluzivisht për përfitime personale dhe të njerëzve të afërt me kryesinë e LSDM-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Me çdo ditë të re del në sipërfaqe i gjithë profiteria, turpërimi, krimi dhe korrupsioni nga rrjeti i zyrtarëve të LSDM-së. Kuadri i LSDM-së, Pece Mirçevski, i kapur në krim dhe përvetësim të fondeve shtetërore, ka punuar për përfitime personale e jo në interes të Shërbimit dhe Qeverisë. Pece Mirçevski, i cili si zyrtar ka vjedhur nga shteti, ende mban një post partiak në LSDM, sipas faqes së tyre të internetit të partisë. Mirçevski, i cili ka vjedhur dhe keqpërdorur paratë publike, është kryetar i Komisionit për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. Nëse Filipçe nuk e shkarkon shokun e tij Mirçevski, i cili ka kryer një sërë veprash kriminale dhe nuk distancohet nga Mirçevski dhe ata si ai nga klani i Zaevit, LSDM do të vazhdojë të zhytet gjithnjë e më thellë në kënetën politike”, thonë nga partia në pushtet.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 13:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media