ASH: Të miratohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, pastaj të dërgohet në Komisionin e Venecias

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Qershor, 2025 08:39

ASH: Të miratohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, pastaj të dërgohet në Komisionin e Venecias

Aleanca për Shqiptarët po ndjek me shqetësim procesin e zvarritur për hartimin dhe miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat në institucionet shtetërore dhe publike, transmeton Flaka. Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski, se ligji do të kalojë fillimisht në Qeveri dhe më pas do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, para se të votohet në Kuvend, ngjall shqetësim të thellë për vonesa të qëllimshme dhe taktika bllokuese nga VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj të qeverisë nga koalicioni VLEN, të cilët ose nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj çështjeje, ose janë verbuar nga etja për pushtet.

Përvoja me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve tregon rrezikun real të vonesave të gjata. Ky ligj u dërgua në Komisionin e Venecias më 22 janar 2019, ndërsa opinioni miqësor u kthye vetëm më 4 maj 2025 – pas plot gjashtë vitesh pritje.

Për më tepër, në dallim nga ai ligj që u miratua në Kuvend dhe më pas iu nënshtrua vlerësimit ndërkombëtar, në rastin aktual, Qeveria tenton ta dërgojë ligjin për përfaqësim të drejtë në Komisionin e Venecias pa miratim parlamentar. Kjo është një praktikë e rrezikshme që mund të krijojë zbraztirë juridike, në një moment kur vendi ka nevojë për garanci të qarta për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar sistemin e balancerit, vendi ndodhet në një boshllëk ligjor që po keqpërdoret rëndë. Praktikat aktuale të punësimeve – ku në shumë konkurse rezultati është (20 me 0) në dëm të qytetarëve shqiptarë – janë tregues i qartë i shkeljes së parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe rrezikojnë seriozisht harmoninë ndëretnike.

Aleanca për Shqiptarët kërkon me ngulm që Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të miratohet fillimisht në Kuvend dhe vetëm pas kësaj të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias. Vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen vonesat e pafundme, të mbrohet barazia qytetare dhe të parandalohet keqpërdorimi politik i punësimeve në administratë. Flaka Media

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Qershor, 2025 08:39
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë