Njëri prej 47 pacientëve është në gjendje kritike

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2025 22:16

 Njëri prej 47 pacientëve është në gjendje kritike

Një muaj pas tragjedisë në diskotekën PULS në Koçan, ku humbi jetë 61 persona, ende ka pacientë që janë në gjendje kritike, por edhe të tillë që gjendjen në mjekim në vendet tjera. Ministri i Shëndetësisë, Arban Taravari tha se nesër do të kthehet në vend edhe një pacient, kështu që nga gjithsej 47 pacientë, vetëm një është në gjendje shumë kritike.

“Nga dy pacientët kritik, njëri është pak më mirë, d.m.th. dy ishin në gjendje shumë kritike, njëri sot është pak më mirë dhe shpresojmë se do të përmirësohet, sot nuk presim të kthehen pacinetë të ri. Në Klinikën për plastikë kirurgjike është i hospitalizuar momentalisht vetëm një pacientë, ndërsa dy pacientë vijnë vetëm për kontroll”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2025 22:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media