Nga sonte shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Prill, 2025 21:57

Nga sonte shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës.  Çmimet e benzinave dhe naftës do të shtrenjtohen për 2 denarë, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për 1,5 denarë.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-E-V) rritet për 2,00 den/litër.
Sipas vendimit çmimi i shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-95 është 73,50 den/litër, çmimi i shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-98 është 75,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V) është 66,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) rritet për 1,50 den/litër, kështu që çmimi i shitjes me pakicë të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) është 65,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Мazutit М-1 SU rritet për 0,375 den/kg, kështu që çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit M-1 SU është 37,155 den/kg.

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Prill, 2025 21:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media