E kujt është Aleanca? – Xhelili: Nën drejtimin e Taravarit, ASH-ja është radhitur si forca e dytë politike shqiptare në vend

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2025 08:42 Përditësuar

E kujt është Aleanca? – Xhelili: Nën drejtimin e Taravarit, ASH-ja është radhitur si forca e dytë politike shqiptare në vend

Kriza identitare në Aleancën për Shqiptarët: Tre fraksione, një parti dhe shumë paqartësi

Nga: Driton ZENKU

Flaka

Aleanca për Shqiptarët (ASH), njëra ndër partitë kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, po përballet me krizën më të thellë që nga themelimi i saj. Aktualisht, kjo parti është e përçarë në tri fraksione të ndryshme, ku secila palë pretendon përfaqësimin legjitim të subjektit: Ziadin Sela, Arben Taravari dhe Arben Fetai – të gjithë duke vepruar në emër të ASH-së, ndërkohë që anëtarësia dhe elektorati mbeten të hutuar.

Kronologjia e ngjarjeve

Gjithçka nisi para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, kur Arben Taravari – në atë kohë lider i ASH-së dhe kryetar i Komunës së Gostivarit – vendosi të largohet nga koalicioni qeverisës me LSDM-në dhe BDI-në, duke iu bashkuar opozitës nëpërmjet Lëvizjes Evropiane për Ndryshim (LEN), e cila më vonë mori emrin VLEN. Ky hap nuk u mirëprit nga të gjitha strukturat e partisë.

Në kundërpërgjigje, një pjesë e anëtarësisë së ASH-së vendosi të rikthejë në krye të partisë themeluesin Ziadin Sela, duke e pozicionuar këtë krah politik në opozitë dhe në kuadër të Frontit Evropian.

Situata u komplikua më tej kur Arben Fetai, një figurë më pak e profilizuar publikisht, shpalli formimin e një të ashtuquajturi “Këshill Koordinues” të ASH-së, i cili vendosi të mbajë lidhje me koalicionin qeveritar VLEN dhe VMRO-DPMNE, duke zënë postet që më parë i përkisnin ASH-së së drejtuar nga Taravari. Kjo lëvizje ka krijuar një situatë të paqartë, ku tri palë politike veprojnë paralelisht në emër të së njëjtës parti.

Në kërkim të përfaqësimit legjitim

Kjo përçarje ka çuar në një përplasje të ashpër për përfaqësimin legjitim të ASH-së, si në arenën politike, ashtu edhe në instancat gjyqësore. Krahu i Taravarit dhe Selës janë tashmë në proces gjyqësor për të përcaktuar kush ka të drejtën ligjore të përfaqësojë partinë. Ndërkohë, krahu i Fetait vazhdon qeverisjen, me sinjale të qarta për një shkrirje të mundshme të plotë në subjektin VLEN.

Sipas analistit politik Zudi Xhelili, pavarësisht kontestit ligjor, situata në terren është e qartë:

“Taravari gëzon përfshirjen më të gjerë strukturore në terren, duke mbështetur fuqishëm rrjetin organizativ të partisë në të gjitha nivelet dhe në tërë territorin ku jetojnë shqiptarët,” u shpreh Xhelili për portalin tonë.

Nën drejtimin e Taravarit, Aleanca për Shqiptarët është radhitur si forca e dytë politike shqiptare në vend, sipas rejtingjeve të fundit, dhe pritet të luajë një rol kyç në zgjedhjet lokale të tetorit 2025.

Xhelili shton se funksionarët që kanë zgjedhur të mbesin në pozita pas largimit të ASH-së nga qeveria “nuk përfaqësojnë partinë në mënyrë legjitime dhe ndikimi i tyre në terren është zero.”

Aleanca për Shqiptarët aktualisht ndodhet në një kontest gjyqësor për trashëgiminë e vulave mes kryetarit aktual, Arben Taravari, dhe ish-kryetarit Ziadin Sela, i cili fillimisht ia dorëzoi drejtimin e partisë Taravarit, por më pas u rikthye në krye të një fraksioni të partisë, sipas tij i paknaqur pse ASH koalicionoi me opozitën shqiptare. Vulat aktualisht ndodhen nën kontrollin e Arben Taravarit, ndërsa pritet që Gjykata e Apelit të marrë një vendim përfundimtar mbi këtë çështje.

Megjithatë, pavarësisht kontestit ligjor dhe pavarsisht kush do i trashigoj vulat, është e qartë se Taravari gëzon përfshirjen më të gjerë strukturore në terren, duke mbështetur fuqishëm rrjetin organizativ të partisë në të gjitha nivelet dhe në tërrë teritorin ku jetojnë shqiptarë. Nën drejtimin e tij, Aleanca për Shqiptarët është radhitur si forca e dytë politike më e fuqishme shqiptare në vend, sipas rejtingjeve të fundit, dhe pritet që në zgjedhjet lokale të ardhshme në tetorë të këtij viti të luajë një rol kyç në ndryshimin e skenës politike në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, grupi i funksionarëve që kanë zgjedhur të mbesin në pozita pas largimit të ASH-së nga qeveria nuk përfaqësojnë partinë në mënyrë legjitime dhe ndikimi i tyre në terren është Zero!

Vendimi i Gjykatës së Apelit do të jetë vendimtar për të sqaruar përfundimisht drejtimin zyrtar të partisë, por dinamika politike dhe mbështetja në baza janë tregues kyç të forcës reale të subjekteve politike në Maqedoninë e Veriut.

Një subjekt – tre rrugë të ndryshme

Aktualisht, ASH-ja e Ziadin Selës vepron në opozitë në kuadër të Frontit Evropian, ASH-ja e Arben Taravarit po mundohet të konsolidojë një bllok të ri opozitar, ndërsa krahu i Arben Fetait bashkëqeveris me VMRO-DPMNE-në.

Flaka Media do të vazhdojë me një cikël analizash dhe intervistash me figura politike e juridike për të hedhur dritë mbi pyetjen themelore që mbetet ende pa përgjigje: Kujt i takon realisht Aleanca për Shqiptarët? Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2025 08:42 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media