Osmani për deklaratën e Mickoskit: Nuk po mjaftohet me nënshtrimin, prek edhe krenarinë

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 17:11

Osmani për deklaratën e Mickoskit: Nuk po mjaftohet me nënshtrimin, prek edhe krenarinë

Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me mospërdorimin e gjuhës maqedonase nga ana e drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi. Osmani ka komentuar deklaratën e kryeministrit Mickoski, i cili, sot tha se nëse Idrizi edhe njëherë nuk e përdorë gjuhën maqedonase do të shkarkohet.

““E shkarkoj nëse e përsërit edhe njëherë.”
“ Do i nxjerr përveshi.”
“Do i marrë në qeveri këta e jo ata”

Këto nuk janë thjesht fjali, janë fjalët që do të mbahen mend si sloganet e një kohe të zezë vazaliteti, kur pushteti nuk mjaftohej ta nënshtrojë qytetarin shqiptar, por i vinte dorë edhe mbi atë që e mban drejt në këmbë dhe me kokë lart: krenarinë”, ka shkruar Osmani.

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 17:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media