A janë klikimet e Gjestit të blera? Vserlo reagon me ironi
Ish-banori i “BBVA4”, Vserlo, ka vijuar me kritikat e tij ndaj fituesit të edicionit, Gjestit, duke ngritur dyshime mbi vërtetësinë e shikimeve të këngëve të tij në YouTube.
Së fundmi, përmes një postimi në InstaStory, Vserlo ka deklaruar se disa projekte muzikore të Gjestit janë fshirë nga platforma, duke sugjeruar se mund të jenë hakuar ose se YouTube ka zbuluar klikime të blera. Me ironi, ai shkroi: “YouTube detekton shikimet e blera dhe i bllokon. Nuk duhet as detektiv privat për ta kuptuar.”
Më herët, ai kishte bërë një krahasim mes shikueshmërisë së këngëve të Gjestit dhe Eglit me ato të yjeve ndërkombëtarë si Miley Cyrus dhe Beyoncé, duke pretenduar se klikimet ishin të manipuluara.
Ky debat ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim nga ana e Gjestit.
Flaka