Tatuazhet elektronike zbulojnë lodhjen mendore në kohë reale

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 20:41

Tatuazhet elektronike zbulojnë lodhjen mendore në kohë reale

Shkencëtarët kanë zhvilluar një teknologji inovative që mund të ndihmojë në matjen e stresit dhe lodhjes mendore: tatuazhet elektronike. Këto pajisje të vogla dhe të përkohshme aplikohen në ballë dhe fytyrë, duke funksionuar si sensorë që deshifrojnë valët e trurit.

Kjo teknologji, e zhvilluar nga Nanshu Lu i Universitetit të Teksasit në Austin dhe e përshkruar në revistën Device, mund të jetë e dobishme për monitorimin e ngarkesës mendore te punëtorët, si kontrollorët e trafikut ajror dhe shoferët e kamionëve, duke ndihmuar në shmangien e aksidenteve që vijnë nga humbja e përqendrimit.

Tatuazhet kryejnë funksionin e elektroencefalogramit (EEG), por pa telat dhe kufjet e zakonshme. Ato përbëhen nga një bateri e lehtë dhe sensorë shumë të hollë, të cilët përshtaten me lëkurën dhe masin aktivitetin e trurit. Testimet mbi vullnetarët tregojnë se kur pajisja zbulon valë të larta teta dhe delta, kjo tregon aktivitet të mirë njohës, ndërsa ulja e alfa dhe beta është tregues i lodhjes mendore.

Ndërsa teknologjia vazhdon të evoluojë, studiuesit synojnë të integrojnë tatuazhet me bojë elektronike në flokë, për të kapur një gamë më të gjerë sinjalesh.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 20:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media